Beniada Nishani feston sot ditëlindjen, mësoni moshën e modeles

292
Sigal

Beniada vazhdon të jetë një ndër personazhet më të dashur për publikun edhe pas daljes së saj nga “Big Brother Vip” programi televiziv ku ajo fitoi dhe zemrat e publikut me thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj.

Ditën e sotme modelja feston ditëlindjes e saj dhe mbush plot 31 vjeç, këtë gjë ajo e ka bërë vetë me dije në profilin e saj të Instagramit duke shkruar:

“Urimet më të mira për jetën, për gjërat e thjeshta dhe te pastra, urimet me të mira për ata qe zgjohen me nje buzëqeshje çdo ditë. Krenar për 31 vitet e mia, ky vit ka qenë një vit i mrekullueshëm falë edhe të gjithë juve. Ju dua shume Beniada”
Ajo ka zgjedhur të ndajë po ashtu disa foto me mikeshat e saj me rastin e ditëlindjes me mbishkrimin e mësipërm.

Nga ana tjetër ka postuar në Insta Story-n e saj urimet e miqve të saj të cilët e kanë uruar atë.

Kujtojmë se së fundmi Beniada është bërë pjesë e jurisë së “She’s on Top”.