Sigal

Aktorja e njohur turke, Oyku Karayel, është kurorëzuar mbrëmjen e së mërkurës në martesë me këngëtarin Can Bonomo. Ata kurorëzuan kështu historinë e tyre 2-vjeçare të dashurisë.

Në dasmën e tyre që u zhvillua në Maçka Kuçukçiftlik Park morën pjesë rreth 150 të ftuar. Çifti ka preferuar që martesa e tyre të zhvillohet larg syve të publikut, madje ata u kishin kërkuar të ftuarve edhe të mos publikonin në rrjetet sociale fotot që do të shkrepnin me smartfonët e tyre.

Megjithëse nusja magjepsi me bukurinë, ajo është kritikuar nga media turke për fustanin e nusërisë. Kritikuesit thanë se ai ngjante më shumë me një fustan të zakonshëm sesa me një fustan nusërie, duke qenë se as ngjyra nuk ishte e bardhë.

Fustani i nusërisë raportohet se është stiluar nga motra e Oyku Karayel, Ezgi. Detaji më interesant në këtë fustan ishin vizatimet, të cilat ishin origjinale me ato që aktorja e njohur në Shqipëri për shumë role, mes të cilëve edhe për rolin e Ejlylit në serialin “Rrahje Zemre”, ka vizatuar kur ka qenë fëmijë. Nëna e saj i ka ruajtur me fanatizëm vizatimet, ndërsa e motra i ktheu në të paharrueshme duke i vendosur në fustanin e saj të nusërisë.

1234567891011121314151617