Sigal

Për suksesin e Bebe Rexhës nuk ka nevojë të flitet shumë. Ajo është shumë e klikuar, e ftuar në eventet më të rëndësishme të muzikës botërore dhe ka bashkëpunuar me më të mirët. Por këtë herë do të vijë më shumë se kurrë afër Shqipërisë dhe shqiptarëve, pasi do të bashkëpunojë me një këngëtar shumë të njohur.

Seven Saraqi ka thënë për ‘SevenBizz’ se demo e bashkëpunimit të tyre është regjistruar, por ende nuk ka datë për publikimin. Me siguri kjo do të jetë surpriza më e bukur për adhuruesit e këngëtarëve.