‘Aromë dashurie’, njihuni me çiftin më të ri të showbizit…

400
Sigal

Ok mos përhapni panik, por po… mund të jetë e vërtetë! Capital T dhe Adrola Dushi ndoshta janë çifti më i ri në showbiz dhe këtë e mendojmë falë fotos së fundit që reperi ka postuar në profilin e Instagram-it.

Kapo dhe Adrola shfaqen pranë njëri-tjetrit, shumë pranë njëri-tjetrit, të qeshur dhe meqë ra fjala duken shumë mirë bashkë. Ndërkohë që ai e ka shoqëruar postimin me një zemër dashurie.

Kujtojmë se reperi ishte i pranishëm në festën private të datëlindjes së modeles pak javë më parë, ku ishin të ftuar njerëzit e saj më të afërt . Fotot nga kjo festë mund t’i shihni këtu. Ndërkohë që mund të sillni në mëndje edhe deklaratat e Adrolës, e cila shprehej se dëshironte të ndihmonte në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Po ashtu ekziston mundësia që ata të dy janë duke qëndruar bashkë pasi janë në xhirimet e videoklipit të ri të reperit. Nga ku mund të jenë shkëputur edhe këto foto:

Pra mund të jetë edhe një lojë e tyre, para publikimit të këngës. Sido që të jetë, ne na mbetet vetëm të presim e të shohim. Fotoja ngre dyshime të forta gjithsesi!