Luhet sot Liverpool-Chelsea, “Blutë” synojnë fitoren për kualifikimin në Champions

297
Sigal

Mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 21:15 luhet supersfida mes Liverpool-it dhe Chelseas, e vlefshme për javën e 38-të të Premier League.

Megjithatë “The Reds” janë shpallur kampion të Premier Leagues prej disa javësh, spektakli parashikohet të jetë i garantuar. Ndryshe nga skuadra e Klopp që nuk ka mundësi për të kaluar as kuotën e 100 pikëve pas gafave që ka bërë në ndeshjet e fundit, Chelsea ka ende një objektiv të madh për të arritur pikërisht kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm.

Me një fitore ndaj një Liverpooli pa asnjë objektiv të mbetur në këtë sezon dhe me mendjen te pushimet e verës, Blutë e Londrës mund të sigurojnë matematikisht zonën Champions dhe më pas mund të mendojnë të qetë për finalen e FA Cup ndaj Arsenalit, kompeticion në të cilin Frank Lampard do të ketë mundësinë të fitojë trofeun e parë si trajner me Chelsea-n.