Skënder Alikaj: Komandanti i Brigadës VIII-të, Asaf Dragoti

1157

Pakënaqësia nga emërimet dhe gradimet që u caktuan në Përmet dhe Berat: Unë nuk meritoj kaq pak

Sigal

Asaf  Dragoti, Komandant legjendar  i Brigadës së VIII-të Sulmuese

Pas përfundimit të luftës Asaf  Dragoti ka kryer detyra të rëndësishme shtetërore si komandant i zonës së parë të prapavijave, shef i shtatmadhorisë së Divizionit të IV dhe në fund  (Para vdekjes) Drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për merita lufte dhe pune është dekoruar me dymbëdhjetë urdhëra dhe medalje nga Kryetari i Kuvendit Popullor. Për të përkujtuar emrin e Asaf  Dragotit, Bashkia e Tepelenës  i ka dhënë shkollës 9-vjeçare të Dragotit emrin e tij.

 Skënder Alikaj

Asaf Dragoti (Tahiraj), ka lindur në katundin Dragot të Tepelenës, më  l0 korrik 1910. Një autobiografi e nëntorit të vitit 1945, kur Asafi, 35-vjeçar, kishte hyrë në strukturat e mbrojtjes, tregon më së miri karakterin dhe historinë e këtij njeriu të lin­dur për luftë. Ja ç’thuhet në kurrikulumin që është arshivuar para 70 -vjetësh në Ministrinë e Mbrojtjes: Aktiviteti para luftës dhe rrethi fisnor. Para se të hyja në Partinë Konuniste, kam qenë nëpunës në Administratën Bashkiake e Komunale: Rrjedh nga një familje fshatare e pasur e klasës së parë. Dy shekuj më parë familja ka qenë fshatare e mesme. Në kohën e Ali Pashë Tepelenës, i pari i kësaj familjeje, u fut në shërbim të tij si ministër, i cili duke gëzuar simpatinë dhe besimin e pashait (që më në fund e tradhtoi) iu falën mjaft pasuri të tundshme e të patundshme: Iu falën dy çifligje në Greqi dhe një në Shqipëri. Me kalimin e kohës pasuritë në Greqi u shtetëzuan aty nga viti 1913, e kështu gjendja ekonomike e kësaj familjeje, duke qenë mjaft e gjerë në numër, pësoi një humbje të madhe, si në pasuri të tundshme, ashtu dhe në të patundshme, duke arritur më në fund që për çdo frymë, t’i mbeten mesatarisht 10-15 dynym tokë. Qëndrimi politik i kësaj familjeje në regjimin e Zogut ka qenë indiferent. Pjesëtarët e familjes merreshin me punë private (bujqësi e blegtori). Në lëvizjen Nacionalçlirimtare u lidh e gjitha me Frontin Nacionalçlirimtar, duke mos pasur asnjë lidhje politike me regjimin fashist ose me elementët që i shërbenin atij.

Edukata familjare, deri diku konservatore, ka qenë prej fshatari dhe njerëzish të thjeshtë. Veset e këqija në shoqëri nuk aprovoheshin, por përkundrazi, luftoheshin në cilëndo rrethanë ose formë që paraqiteshin. Kjo ishte një traditë e kësaj familjeje në mbrojtjen e zakoneve të mira. Mësimet shkollore të mijat prej gjashtë klasësh plotore, pak kanë ndihmuar në edukimin tim. Më shumë ka ndihmuar edukata familjare dhe vetë jeta, se sa shkolla. Përpara Lëvizjes Nacionalçlirimtare, si profesion përcaktova nëpunësin  zyrtar dhe kësaj ia kam filluar që në vitin 1933, e vazhdimisht, deri më 5 kallnor 1943. Përpara kësaj date dhe pas kësaj date, d.m.th. gjatë periudhës si nëpunës, jam marrë me bujqësi dhe punë të tjera shtëpiake, duke punuar vetë në çdo punë. Kam ngarë me pasion të madh gjahun në çdo periudhë dhe në çdo interval të kohës. Kam bërë një vit mësime në shkollë në gjuhën frënge, si dhe një vit në shtëpi, porse frëngjishten dhe sot nuk e di dhe nuk di asnjë gjuhë tjetër të huaj. Çdo punë, si privaten, zyrtaren dhe ushtaraken, e kam kryer plotësisht dhe ka qenë mania ime që t’i dal në krye me çdo mënyrë e çdo kusht. Sadisfaksionin më të madh e kam ndjerë gjatë luftës Nacionalçlirimtare, për punën  që kam  bërë në çdo sektor që më është caktuar. Puna që dëshiroj, që kam prirje dhe ushqej simpati është ushtria, ose më mirë të them atë që dëshiroj, vetë lufta. Gjendja shëndetësore nuk është aq e mirë. Ka dy vjet që vuaj prej zmadhimit të stomakut. Në organizatën e Vlorës, që u zbulua më 1932, nuk kam bërë pjesë aktive, vetëm se kam pasur lidhje individuale me kushëririn tim Haxhi Sheun nga Tepelena. Në vitin 1939, duke qenë sekretar komune, kam caktuar dërgimin e fëmijëve (balilave) në Itali dhe në vitin 1940, kam sabotuar regjistrimin milicëve të krahinës të Tepelenës kundra Greqisë. Në muajin maj 1942, ka organizuar me disa kryepleq një fare demonstrate të vogël në Tepelenë, e cila përfundoi me marrjen me përdhunë nga populli të një sasie me bereqet, që vinte nga Tirana me kamionë ushtarakë. Në dhjetor 1942, me cilësinë time si kryetar i komunës të qendrës së Tepelenës, kam refuzuar dhe  kam protestuar kundër deklaratave zyrtare të Edenit, Hullit dhe Molotovit, mbi independencën dhe vetëqeverimin e Shqipërisë. Nga familja nuk kam pasur asnjë që të kishte lidhje me armikun ose me organizatën e Ballit Kombëtar. Me reaksionarët kam pasur lidhje gjinie. Zenel Gjonlekën dhe Ismail Golemin, që u ekzekutuan në luftë, i kam pasur kushërinj të parë. Gjithashtu, kam kushëri të parë edhe Daver Gjonlekën, që është dënuar si ballist me 5 vjet burg.

Lidhja me Partinë Komuniste

Anëtar i Partisë Komu­niste jam bërë më 25 maj 1943, në organizatën e ushtrisë në Celulën e çetave Veri e Lap-Koll të Tepelenës. Simpatia që

kisha  për  bolshevizmin,  e forcuar kjo nga sedra kombëtare  në lidhje me drejtimin dhe udhëheqjen që i bënte lëvizjes dhe luftës antifashiste, më shtyu  të marr pjesë në Partinë Komuniste  Shqiptare. Kur m’u propozua për t’u bërë anëtar i partisë, këtë e kam pritur me kënaqësi të madhe. Në ditët e para, disiplina dhe detyrat që më vinte përpara partia, m’u duken si të rënda. Por kjo përshtypje u zhduk shpejt dhe sapo filluam të bëjmë aksionet e para kundër armikut. Dhe përkundrazi, atëherë kërkoja dhe ishte dëshira ime, që çdo punë ta bëja i pari. Në parti më ka organizuar shoku  Bedri Spahiu.  Kam punuar  me fshatarë e me këshillat Nacionalçlirimtare  të rrethit  të Tepelenës, duke futur në masë të gjerë në atë krahinë, simpatinë dhe besimin e të gjitha klasave. Por megjithatë, janë disa në atë krahinë që më urrejnë, për shkak se këta kanë qenë lidhur me reaksionin dhe unë kam ekzekutuar të gjithë ata që më kanë rënë në dorë dhe që kanë qenë deklaruar haptazi armiq të Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Kam qenë përgjegjës i celulës së çetave Veri e Lap-Koll të Tepelenës, prej datës 25 maj, deri në shtator 1943. Nga kjo datë e deri në dhjetor 1943, kam qenë përgjegjës i terrenit të Tepelenës dhe anëtar i komitetit të rajonit Tepelenë-Kurvelesh. Kam marrë pjesë prej datës 4 deri 10 korrik 1943, në Konferencën e Poliçanit, përpunimin e rezolucionit të parë të Komitetit Qendror të PKS-së.

“Dikush në parti nuk më do”

Pakënaqësia nga emërimet dhe gradimet që u caktuan në Përmet dhe Berat: Unë nuk meritoj kaq pak

Megjithëse ishte një njeri që i kishte dhënë shumë luftës, Asaf  Dragoti ndihej i pavlerësuar nga partia, në të cilën kishte hyrë me besimin se do ta ngjiste gjithnjë lart, në fund të fundit, aty ku e meritonte.  Një pjesë e mirë e autobiografisë së shkruar në vitin e largët 1945, trajton momentet në të cilat Asafit i kanë lindur dyshime në lidhje me pozicionin e tij në parti. Ja çfarë shkruan ai:

Që prej kohës së pjesëmarrjes time në lëvizje dhe efektivisht në parti, e deri në Kongresin e Përmetit, detyra që kam kryer dhe puna që kam bërë brenda kësaj periudhe, unë kam pasur në atë kohë besim të plotë dhe të patundur se puna ime e gjithanshme ka qenë çmuar e konsideruar prej forumeve më të larta të Partisë. Porse në Kon­gresin e Përmetit më lindën disa dyshime, të cilat nga shkaqe të tjera të mëvonshme kanë lënë në personin tim akoma gjurmët e tyre. Unë, duke u bazuar në rëndësinë e punës dhe të rolit si udhëheqës në popullin e juridiksionit Tepelenës në frontin Nacionalçlirimtar, me këtë besim, sikurse populli, unë prisja në Kon­gresin e Përmetit caktimin tim si anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar. Dhe kur kjo nuk u bë, unë duke pasur gjithnjë (edhe sot) pikëpamjen e qartë se vendi në Këshillin e Përgjithshëm si përfaqësues indirekt i krahinës së Tepelenës, ishte një e drejtë dhe meritë e padiskutueshme, këtë përfundim të zgjedhjeve e cilësova një mohim të meritave dhe një padrejtësi që më bëhet me këtë rast. Nga ana tjetër, përfundimin e gradimeve të oficerëve që ne nuk e dinim me saktësi se ç’kriter do të ngjitej, porse sipas parimeve të reja e të drejtat: lëvizjes  kisha besimin se do të merreshin parasysh gjithfarë elementesh  që karakterizojnë  një njeri me të tjerët, unë nuk e prita mirë gradimin tim si oficer i gradës së parë. Prej këtej l indi ky dyshim mos vallë nga shkaqe të ndryshme  të pakontrolluara, të imponuara  sidomos nga koha, pozita ime në parti nuk është aq e mirë? Dhe pastaj në mbledhjen e Këshillit  të Përgjithshëm në Berat, opinioni që kisha formuar dyshim dhe gjithnjë dy­shim u bë i qartë, duke sjellë këtë bindje se përpara partisë unë jam një anëtar i ndershëm dhe aq më bën se një individ në parti nuk më paska me sy të mirë. Në këtë mënyrë, unë qetësova shpirtin tim dhe që nga ajo kohë, iu  vura punës më me vrull. Ja si ngjau: Një ditë, shoku Qazim Kondi, pasi kishte raportuar  zyrtarisht  në Komitetin Qendror  me anë të Komitetit të Brigadës për gradimin tim, më tha se “dikush të urren ty Asaf në Komitetin Qendror”. Unë iu përgjigja vetëm me këto fjalë: “S’ka të drejtë!”. Dhe duke ecur në turmë ky diskutim mbeti gjer kaq dhe gjer kaq ka mbetur dhe sot. Me rastin e dekoracioneve që u shpërndanë në festën e 10 korrikut, e që këtu botërisht shkallëzohej kontributi, cilësitë dhe meritat e secilit në Luftën Nacionalçlirimtare, unë nuk e prita mirë dekorimin gradë e tretë të “Yllit Partizan”. Dhe në lidhje me ngjarjet e Përmetit e të Beratit, më lindi përsëri dyshimi se mos vallë ky  individ  në parti ka influencë nga qarqe të tjera të partisë ose jashtë partisë, për një opinion  jo të mirë karshi meje?

Në të dy fazat e operacioneve që bënë gjermanët në viset e Jugut, unë si udhëheqës në repartin tim, asnjëherë nuk e humba perspektivën  e luftës e të fitores. Dhe kur kam qenë i shtrënguar për shpërndarjen e forcave nga konditat ushtarake që na impononte armiku, edhe në këtë rast njësitet që komandoja,  nuk i kam shpërndarë, por përkundrazi, i kam kontrolluar e manovruar.

Shoqëria dhe qarku, ndër të cilët kam jetuar, më tepër se lidhjet e gjinisë dhe krushqisë, më kanë tërhequr drejt masave dhe më poshtë gjer  në klasat e shtypura. Nga ana tjetër konditat e tjera ekonomike prej gjysmë të vobekti, më kanë inspiruar një urrejtje të madhe për klasat sunduese e shfrytëzuese. Puna që mund të jap më tepër është gjithnjë sektori ushtarak, gjeneral i Luftës Nacionalçlirimtare, detyrat që kam patur, vështirësitë që kam hasur dhe sukseset që kam korrur, i kanë dhënë shkak një eksperience dhe një zhvillimi në lëmin ushtarak. Në këtë mënyrë dhe në lidhje me funksionet e mia në ushtri, gjithnjë si komandant reparti, edhe iniciativën e veprimit e kam pasur të zhvilluar.

Detyrat

-Deri në shtator 1943, komandat i çetës Veri-Koll të Tepelenës

-nga shtatori, deri dhjetor 1943, anëtar i Komi tetit të Rajonit të Tepelenës Kurvelesh dhe përgjegjës i terrenit të Tepelenës

-nga dhjetori. deri në prill 1944 komisar i Batalionit” Baba Abaz”,

-nga prilli, deri më 28 nëntor 1944, komandat i Brigadës së VIII-të,

-nga prilli, deri korrik 1945, komandat i Zonës së Parë të Prapavijave

-nga korriku dhe deri sot (5 nëntor 1945), shef i shtatmadhorisë së Divizionit të IV-të

BETEJAT E UDHËHEQURA

-Aksioni i komunës dhe i xhandarmëri së Sinanajt më 22 qershor 1943.

-Lufta e Miricës, 25 qershor deri 30 qershor 1943, kundër italianëve.

-Aksioni i Grebes (Sinanajt) 13 gusht 1943 kundër  autoshkollës  italiane.

-Luftimet në Tepelenë prej datës 12 deri më 15 shtator 1943, kundër gjermanëve dhe italianëve.

-Luftimet e Shkallës së Zezë, prej datës 28 shtator deri më 1 tetor 1943, kundra autokolonës gjermane.

-Luftimet e urës së Dragotit në dhjetor 1943, kundër ballistëve në Neshet të Kolonjës.

-Luftimet kundër gjermanëve në Vokopolë të Beratit në Kallnor 1944.

Luftimet e Gostnishtit të Përmetit kundër gjermanëve në ofensivën e dimrit.

-Luftimet e Bënçës në Tepelenë në shkurt 1944, kundër ballistëve, nën komandën e Haki e Syrja Shehut.

-Në luftën e Vranishtit të Mesaplikut në muajin mars 1944, kundër xhandaro-ballistëve të Enver e Vizhdan Risilisë.

-Në luftën e Mavrovës më 31 mars, kundër gjermano-ballistëve.

-Në luftën e Vajzës edhe të Velçës më 5 dhe 6 prill 1944, kundër ofensivës gjermane.

-Në luftën e Dukajt të Tepelenës kundër ofensivës gjermane në 15 prill 1944.

-Në luftën kundër ofensivës gjermane në qershor 1944 në Përmet, Leskovik, Zagorije, Pogon, Libohovë e Lunxhëri.

-Në sulmin e Gjirokastrës kundër gjermano-ballistëve, më 19 deri 15 gusht 1944.

-Në çlirimin e Konispolit nga duart e gjermanëve, në tetor e nëntor 1944.

-Në sulmin për çlirimin e Tiranës, prej datës 12 deri 17nëntor 1944.