Ardian Bujupi pjesë e ‘Big Brother VIP’? Këngëtari bën postimin e dyshimtë

198
Sigal

Këngëtari i njohur Ardian Bujupi ka bërë një postim të papritur në rrjetet sociale që ka bërë ndjekëskit e tij të mendojnë se do jetë pjesë e ‘Big Brother VIP’.

Artisti ka postuar një foto në makinë ku tregon një nga tatuazhet e tij, atë me shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar shqiptar. Postimin ai e ka shoqëruar me fjalët “Big Brother” duke lënë vend për dyshime se mund të jetë pjesë e formatit.

Në Kosovë apo në Shqipëri? Kjo mund te jetë një tjetër pyetje në mendjen e ndjekësve, por nuk ka ende asnjë reagim nga Ardiani. “Big Brother VIP Kosova” fillon në shtator për herë të parë, ndërsa “Big Brother VIP Albania” në fund të dhjetorit.

Image

Ardiani kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të trekëndëshit të dashurisë për të cilit po përflitet me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’ Jasmin Kadriun dhe balerinën gjermane Sabrine Khan.

E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste. Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën. E kur kudo po aludohej se ata janë në një lidhje të dy e mohuan. Por pavarësisht kësaj Ardiani është shfaqur sërish me Jasminën duke ngritur pikëpyetje.