Rreth 100 rrënjë ullinj janë shkrumbuar nga zjarri në Divjakë

140
Sigal

Një vatër zjarri sapo është shuar në kodrat e Kryekuqit në bashkinë e Divjakës.

Kanë qenë banorët ata që kanë pikasur të paret flakët dhe kanë lajmëruar menjëherë shërbimin zjarrfikës dhe policinë. Flakët të favorizuara nga era janë përhapur shumë shpejt duke djegur vetëm brenda pak minutave një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjelle me ullinj.

Rreth 100 rrënjë janë shkrumbuar nga zjarri teksa kanë qenë banorët e zonës ata që kanë ndërhyrë menjëherë për neutralizimin e flakëve deri në mbërritjen e zjarrfikëses. Falë ndërhyrjes së shpejtë është shmangur përhapja e mëtejshme e flakëve ndërkohë që mendohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.