Arbana Osmani merr dhuratën e veçantë pas lindjes së djalit

347
Sigal

Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.

Ndërsa u zbulua se Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell, mikesha e saj e zemrës, moderatorja bukuroshe Xhemi Shehu e ka surprizuar.

Pak më parë Arbana ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon një byzylyk me diell, të cilin siç duket ia ka bërë dhuratë mikja e saj Xhemi Shehu, e taguar në foto.