Besmir Imeri: Kolonitë Helene në Epir dhe Iliri

872
Sigal

Koloni nuk ngritën vetëm helenët, por koloni ngritën edhe Ilirët, ku më të shquarit në këtë drejtim janë Liburnët

KOLONITË HELENE NË EPIR DHE ILIRI

Tema e kolonive helene në brigjet e Mesdheut, me krijimin e shtetit grek në fillim të shekullit të XIX, është bërë një temë e nxehtë, ku qarqet e vetëquajtura greke, apo akoma më keq, helene, e trajtojnë në një mënyrë shoviniste, politikisht; demagogjike dhe sofiste, nga pikëpamja shkencore; dhe, cinike e të paturpshme nga pikëpamja morale. Por pas kësaj “lehje helene”, këto 150 vjetët e fundit, gjithmonë kanë qëndruar Fuqitë e Mëdha, ose e thënë ndryshe shtete të caktuara të Europës, të cilat, mbështetur në këto dogma dhe demagogji helene të të ashtuquajturave koloni helene, vazhdimisht e kanë “ndërsyer” Greqinë kundër shteteve si Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia, duke mëtuar territore, brigje, ishuj, pjesë të deteve dhe shelfeve detare.

Si është puna e kolonive? Në historinë e lashtë kolonitë e para në brigjet e Mesdheut janë ngritur apo krijuar fillimisht nga pellazgët. Pellazgët, të ndarë në fise, apo popuj të ndryshëm, siç e kemi thënë në kapitujt paraardhës, kanë luzmuar në parahistori në të gjitha brigjet e Mesdheut, Detit të Zi, Kaukazit, Lindjes së Afërme, etj. Ata në lëvizjet e tyre kanë qënë të pranueshëm nga fiset e tjera.Por ka pasur raste që kanë zaptuar territore të tjera edhe me luftë. Të tilla kanë qënë pushtimet e skithëve, që okupuan pothuajse krejt brigjet e Detit të Zi dhe atij Kaspik, duke krijuar një turbullirë të madhe tek popujt që banonin në ato brigje si Kimerët, por edhe të tjerë. Historia flet gjithashtu për zbarkimet e Hiksosve në deltën e Nilit, ku ngritën koloni për qindra vjet në Egjiptin e lashtë. Por historia flet për zbarkime dhe imbarkime të shumta nga ishulli i Kretës. Një nga rastet e mundshme është edhe ajo e zbarkimit të Karianëve kretanë në brigjet lindore të Mesdheut. Qipro, gjithashtu, ka qenë vend zbarkimesh dhe imbarkimesh të shumta në parahistori. Madje, flitet se ajo, për mjaft kohë, ka qenë edhe koloni e egjiptianëve. Lemnosi, Imbrosi dhe ishuj të quajtur grekë tani, kanë qenë ishuj të banuar nga pellazgët, dhe, tek ata ka pasur zbarkime të ndryshme gjatë gjithë periudhës së parahistorisë, por edhe anitikitetit. Më e famshmja nga ato është zbarkimi i lidianëve, popull pellazg i bregut lindor të Mesdheut, të cilët Lemnosin e përdorën si plasdarmë për të “sulmuar” gadishullin Apenin. Historia flet mjaft për ngritjen prej tyre  të kolonive në bregun perëndimor të Apenineve nën udhëheqjen e mbretit të tyre, Tirrenit, prej nga ku prej këtij mbreti lidian trashëgojmë sot emrin e Detit Tirren në Itali.

Në parahistori kemi edhe dy lëvizje të mëdha popujsh; Kadmianët dhe Danajtë, të cilët “mësynë” atë që në shekullin e XIX të erës sonë do të bëhej Greqi. Kadmianët krijuan shtetin e fuqishëm të Tebës, ndërsa Danajtë sunduan mbi shtetin e fuqishëm të Argosit Arkadhian. Për këto dy popuj “mysafirë” shkrimtarët antikë grekë si Sofokliu dhe Eskili  kanë shkruar dhe veprat me të mëdha dramaturgjike botërore si: Edipi mbret, Edipi në Kolonë, Antigona, Të shtatë kundër Tebës dhe Lutëset. Madje Kadmi solli qytetërim tek fiset pellazge të Beotisë, Atikës, etj, duke sjellë alfabetin me të cilin u shkruajt helenishtja, ku në saj të mësimit të kësaj gjuhe të re, pravetëm  në sajë të ndryshimit të gjuhës; nga pellazgjishtja tek helenishtja, ata do të shndëroheshin nga pellazgë në helenë.

Më pas janë shquar shumë si një “perandori kolonizatore” Fenikasit e quajtur të tillë nga helenët, por ata e quanin veten Kananë, dhe, ishin një popull i shquar pellazg, të cilët së bashku me Karianët dhe Lidianët, sollën qytetërimin në perëndim (gadishujt Helenik, Apenin, Iberik, Libi dhe jugun e Galëve), duke filluar nga alfabetet pragmatiste dhe deri tek të rejat shkencore për kohën. Kolonitë e tyre shtriheshin në të gjitha brigjet e Mesdheut, por më të shquarat ishin Tartesi, Kartagjena dhe Marseja.

Ndërsa helenët ngritën koloni nga shekulli i VIII p.e.s e këndej, duke u mbivendosur tek kolonitë fenikase, ose duke krijuar të reja në jugun Apenin, brigjet e detit Jon dhe Adriatik; si duke u kthyer vizitën lidianëve, karianëve etj në brigjet lindore të Mesdheut.

Që në fillim, nuk do të isha i mendimit që kolonitë helene janë krijuar në brigjet e Epirit dhe Ilirisë nëpërmjet pushtimit. Lufta edhe mund të jetë përdorur në ndonjë rast, por e përgjithshmja është se këta të ashtuquajtur kolonistë helenë duhet të kenë ardhur pa luftë, ata janë pranuar miqësisht nga vendasit si “jabanxhinj”. Kolonitë helene, nëqoftëse do t’i shikonim me syrin e sotëm, fare mirë mund t’i quanim zona të lira, ku biznesmenët helenë ngritën bizneset e tyre.

Këta kolonistë kanë qënë kryesisht tregtarë dhe zejtarë. Edhe nëqoftëse do të pranonim se një grusht kolonistësh i kanë pushtuar këto qytete ose territore; ata nuk do të mund t’i mbanin dot ato për një kohë të gjatë, sepse vendësit me ndihmën e vellezërve të tyre të prapatokës, do t’i kishin hedhur në det miqtë e paftuar. Mjaft autorë flasin për ngritjen e kolonive në Epir, kryesisht në Thesproti, por ata thonë me vendosmëri, se në këto koloni nuk u përmbys rendi etnik.

Koloni nuk ngritën vetëm helenët, por koloni ngritën edhe Ilirët, ku më të shquarit në këtë drejtim janë Liburnët. Ata ngritën koloni në të dy brigjet e detit Adriatik, atij Apenin dhe atij Ilirik. Ata, si një fuqi e madhe detare (talasokraci), ishin për një farë kohe zotërues të Korkyrës, por edhe të Epidamnit, Lisit, Skodrinit, e deri në veri në bregun Dalmat. Madje, siç e kemi thëne edhe më parë kur flasim për Ilirët e Jugut, ekzistenca e kolonive liburne në qytetet e tyre ka sjellë pështjellim tek mjaft autorë në kohët moderne, që disa nga perënditë liburne, t’i ngatërojnë dhe t’i quajnë perëndi të Ilirëve të Jugut, si Redoni, Bindusi etj. Madje, vetë Kepi i Rodonit, për pozicionin e tij të shkëlqyer strategjik, mund të ketë qënë një pikë e fortifikuar e Liburnëve në Adriatik, të cilët këtij kepi i kanë vendosur edhe emrin e perëndisë së tyre të detit.

Pra, nga të gjitha këto që thamë më lart, nuk kanë ngritur koloni vetëm helenët, por të gjitha ato qytete shtete nga të gjitha brigjet e Mesdheut dhe deteve që ishin pjesë e tij, të cilat ishin të zhvilluara, të fuqishme dhe të pasura, ku ato në të njëjtën kohë, në sajë të zhvillimit të tregtisë, u bënë edhe fuqi detare. Për të qënë më i qartë, afrohemi rreth dymijë vjet në kohë, ku shëmbulli më klasik në mesjetë, është Republika e Venedikut, e cila edhe ajo ngriti koloni, por ndryshe nga të lashtët, ajo këto qytete të fortifikuara bregdetare të Mesdheut i mori me forcën e armëve.

Në Epir dhe Ilirinë e Jugut  qytetet më kryesore, që janë emërtuar koloni helene, nga shkenca zyrtare greke, por edhe ajo shqiptare, janë: Korkyra, Butrinti, Apollonia, Dyrrahu etj. Historiani Kristo Frashëri në librin e vet “Historia e qytetërimit shqiptar”, i cili është një studim nën mbikqyrjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në paragrafin, “Kolonitë helene të Shqipërisë” thotë:

“Në çerekun e tretë të shekullit VIII p.e.s (720 p.e.s B.I) flota e Korintit zboi liburnët nga ishulli i Korkyrës dhe themeloi aty koloninë e parë tregtare…Pak më vonë, kolonistët korkyras-korinthas zbarkuan në stere, në tokën e kaonëve dhe pushtuan vendbanimin e tyre të lashtë, Buthrotin.Kolonistë të tjerë helenë, të ardhur nga Fokida, pushtuan Orikun në Gjirin e Vlorës, i cili ishte stacioni i fisit ilir të amantëve. Në shekullin e VII p.e.s, rreth vitit 627 p.e.s, kolonistët e Korkyrës pushtuan me luftë Durrësin, skelën e taulantëve, të cilin ata e quajtën Epidamn dhe romakët më vonë Dyrrah. Rreth 40 vjet më vonë, kolonistët e Durrësit, themeluan Apolloninë…”

 

Në këtë paragraf, në të cilin nuk pasqyrohet vetëm mendimi shkencor i autorit, por dhe i vetë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë si kujdestare e këtij botimi, në mënyrë kategorike thuhet, se kolonitë helene në trojet e Epirit dhe të Ilirisë së Jugut, që autori çuditërisht i quan, kolonitë helene të brigjeve të Shqipërisë (se nga e gjeti këtë Shqipërinë ai në shekujt e VIII dhe të VII p.e.s, këtë e di ai dhe Akademia) janë realizuar nëpërmjet pushtimit ushtarak!!! Por autori nuk përmend asnjë betejë për pushtimin e tyre. Dhe për më tepër, as autorët e lashtë grekë, si Herodoti dhe Tuqididi, nuk flasin për pushtime ushtarake, apo për beteja. Dhe për të qënë më bindës, vetë Tuqididi, kur flet për Luftën e Peloponezit,  përmend hollësisht përplasjet ushtarake në Epidamn midis demosit nga njera anë dhe oligarkëve e taulantëve nga ana tjetër.

 

Për të kundërshtuar mendimin se Epidamni është marrë më luftë, dhe, që ka qënë një koloni e sunduar nga helenët, këtë na e thotë vetë Tuqididi, oligarkët, sunduesit e qytetit bashkëpunuan me ilirat taulantë të prapatokës. Pra oligarkët kanë qënë vendas dhe ka qënë paria ose fisnikëria e qytetit, shtresa më e pasur dhe njëkohësisht shtresa sunduese e tij. Si një argument më shumë në këtë drejtim, mund të sillet edhe fakti, se sunduesit e këtyre qyteteve ishin me prirje monarkike; ndërkohë që kolonët duke qënë se bënin pjesë ne shtresat e ulëta të shoqërisë (demosi: tregtarë dhe zejtarë), si dhe fakti që vinin nga qytete ku sundonte demokracia, automatikisht do të ishin me prirje demokratike. Mbi bazën e kësaj llogjike mbetet që sunduesit e këtyre qyteteve të ishin vendës dhe për  Epidamnin kjo është e dokumentuar nga lufta që u zhvillua aty. Në këtë luftë Ilirët autoktonë aristokratë të qytetit, me ndihmën e vëllezërve të tyre Taulantë të prapatokës, rivendosën me dhunë të drejtat e tyre duke shtypur revoltën e kolonëve helenë dhe bashkëpunëtoreve të tyre nga shtresat popullore qytetare autoktone ilire (banuese në këtë qytet). Kjo vërteton më së miri atë që këto qytete janë drejtuar dhe sunduar dhe banuar nga vendësit Ilirë, ku kolonistët helenë kanë qenë minoritet dhe bënin pjesë në shtresat e dorës së dytë të shoqërisë së tyre.

 

 

Nesër do lexoni:

-Butrinti, Foinike, Oriku, Apollonia, Epidamni etj, shekuj më parë se të vinin vizitorët helenë kanë qënë të themeluar dhe banuar nga vendasit

Kekyra si monedhë kishte një viç duke pirë qumësht te lopa, simbolin e Alkinout, mbretit epirot pellazg   

 

Dketu

-Butrinti, Foinike, Oriku, Apollonia, Epidamni etj, shekuj më parë se të vinin vizitorët helenë kanë qënë të themeluar dhe banuar nga vendasit

Kekyra si monedhë kishte një viç duke pirë qumësht te lopa, simbolin e Alkinout, mbretit epirot pellazg

H