Dita e shtatë e grevës, gratë naftëtare: Nuk tërhiqemi derisa të plotësohen kërkesat tona

311
Sigal

Në ditën e shtatë të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave naftëtare vazhdon të përkeqësohet.

Mësohet se gratë kanë shfaqur shenja lodhje dhe luhatja të tensionit. Por pavarësisht se gjendja e tyre po përkeqësohet ato shprehen të vendosura për të vazhduar misionin e tyre.

“Do të vazhdojmë grevën, nuk tërhiqemi derisa të plotësohen kërkesat tona”, kanë thënë gratë naftëtare.

Gratë naftëtarë u futën në grevë urie, pasi dolën burrat. Një ditë më parë ato paralajmëruan se në grevë do të futen edhe fëmijët.