Alvaro Morata rrëfen për tmerrin që kaloi pas lindjes së vajzës: Kisha frikë se mos e humbja gruan përgjithmonë

95
Sigal

Alvaro Morata dhe Alice Campello flasin për situatën e keq që kaluan pas lindjes së vajzës së tyre Bella. Ish-futbollisti i Juvestusit dhe i kombëtares spanjolle rrëfeu për emisionin “Verissimo” tmerrin që kaloi dhe kur mendoi se do të humbiste bashkëshorten.

“Gjithçka dukej perfekte, ishim në dhomën e spitalit dhe e kisha fëmijën në krahë kur duke parë Alicen kuptova se diçka nuk shkonte”, tha kapiteni i kombëtares spanjolle.

“Fillova të ndihesha keq për të, kisha frikë se mos e humbja Alicen përgjithmonë. Shihja mjekë që hynin e dilnin nga dhoma ku unë isha bashkë me nënën dhe vjehrrën time. vijon më tej ai.

Ata po mendonin nëse do t’i hiqnin apo jo organet por unë kundërshtova. Më kujtohen fjalët e një mjeke që thoshte ‘rëndësi ka që fëmijët tuaj të kenë nënën e tyre.

U deshën më shumë se dy orë që gjithçka të kthehej pak a shumë në normalitet. Në ato momente nuk dija çfarë të mendoja m’u shemb bota. Kur Alice kaloi fazën e rrezikut dhe të ndihej më mirë fillova të villja nga stresi”, përfundoi Alvaro Morata. Kujtojmë që çifti ka 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë.