Ballina Showbiz Çifti më i ri i showbiz drejt ndarjes? Ja arsyeja pse Ariana...

Çifti më i ri i showbiz drejt ndarjes? Ja arsyeja pse Ariana Grande i dha fund fejesës me Pete Davidson

623
Sigal

Ariana Grande dhe Pete Davidson janë një nga çiftet më të diskutuar të showbizit. Pak kohë më parë nisën lidhjen e dashurisë dhe shumë shpejt u deklarua fejesa e tyre. Madje shprehën planet edhe për martesë. Ariana dhe Pete janë vënë shpesh përballë kritikave për mënyrën si po i japin drejtim lidhjes së tyre dhe planeve të shpejta për një dasmë.

Por duket se gjërat nuk po shkojnë aq mirë së fundmi, pasi këngëtarja e njohur po mendon ndarjen nga Pete. Sipas burimeve të ‘Daily Mail’, ata po kalojnë një krizë në çift dhe Ariana mendon se partneri i saj po i prish imazhin me sjelljet e tij të pahijshme.