Albi dhe Alba flasin për herë të parë për lidhjen e shumëpërfolur: E hodha unë hapin i pari

436
Sigal

Prej kohësh në media është përfolur se koreografi Albi Nako është në një lidhje me balerinën bukuroshe Alba Hoxha. Çifti deri më sot kishte preferuar të mos prononcohej mbi thashethemet e lidhjes së tyre. Por të ftuar sot tek “Rudina” nuk iu shmangën pyetjes së famshme.

Albi tregoi se së shpejti do hapet “Albi Nako Dance Academy” dhe Alba do jetë pedagoge. Alba u shpreh se regjistrimet kanë filluar dhe po e pret me padurim këtë eksperiencë.

Rudina i ngacmoi edhe për jetën private duke i pyetur nëse janë të vërteta lajmet se ata janë në një lidhje.

“Ne gëzojmë një respekt për njëri-tjetrin, nuk jemi asgjë më shumë sesa miq. Na lidh profesioni, vazhdojmë jetën secili në anën e tij. Nuk e kuptoj pse u bë gjithë ky bum pa pasur asgjë”, u shpreh Alba.

Më pas Rudina i pyeti pse e hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve dhe Alba tregoi se shkak u bë një zënkë e vogël. Balerina tregoi gjithashtu se ishte i pari Albi që i bëri Follow.

“Nuk e quaj përulje ta hedh unë hapin i pari”, u shpreh Albi.

“Ne mund të kemi një përqasje shumë të mirë, por kam përshtypjen që po aq s’kemi kimi me njëri-tjetrin”, përfundoi Albi.