Qëlluan me grusht bodyguardin e tij, Noizy ndërpret performancën dhe përleshet në skenë: U desh ti tregonim se sa…

189
Sigal

Mbrëmjen e djeshme reperi i njohur shqiptar Rigels Rajku ose siç njihet nga të gjithë, Noizy, është përfshirë në një sherr masiv në një nga clubet ku ai performonte.

Noizy ka qenë ne skenë duke kënduar një nga këngët e tij për të gjithë fansat që ishin mbledhur ta shihnin në Zvicër, por një grup të rinjsh që ishin afër skenës kanë tentuar të godasin me grushte bodyguardin e tij. Pas kësaj Noizy ka lënë skenën dhe është përfshirë duke qëlluar mbi turmën për ti ardhur në ndihmë bodyguardit. Pavarësisht aftësive prej boksieri, këngëtari nuk është lejuar nga persona të tjerë në skenë të bëhej pjesë e sulmit. Të shumta kanë qënë videot dhe komentet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale por ka qenë vetë reperi që përmes një video ka sqaruar për ngjarjen e ndodhur

“Për të gjithë ju që jeni të interesuar, s’ka ndodhur asgjë, thjesht disa pianeca që nuk kontrollojnë dot pijen, u desh ti tregojmë sa është sahati. Ne jemi të gjithë mirë, gjithçka është në rregull, gjithçka është e bekuar”, ka thënë Noizy në videon e postuar.

Gjithashtu ai ka publikuar një foto të bodyguardit të tij me mbishkrimin “Tmerri”.

Video e publikuar nga fansat në rrjetin social TikTok: