Aksidentohet me motor aktori i njohur francez: Jam gjallë…

256
Sigal

Aktori i njohur francez, Vincent Cassel është aksidentuar me motorin e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një nga rrugët e Francës por fatmirësisht asgjë serioze për 53-vjecarin.

Ai është lënduar në kokë dhe ka qenë vetë aktori që ka postuar një foto në Instagram duke na treguar kokën e fashuar.

“Gjithçka në rregull, jam gjallë, faleminderit”- shkuan aktori i njohur në Instagram.

Dinamika e aksidentit nuk është e qartë, dihet vetëm që Cassel ishte në një qytet në jug të Francës, në komunën e Arbonne dhe ai u transportua menjëherë në spitalin e Biarritz.

Ish-bashkëshorti i Monica Belluccit tashmë ndodhet në shtëpi dhe ka dashur të qetësojë fansat duek postuar foot në Instagram.