Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Agim Hushi

330
Sigal

Një ditë

Kur të mos jem një dit mes tuaj
Ca zogj do rendin nëpër qiell
Do jem në yje, do jem i huaj
Do jem kthyer në një copë diell!

Atje larg do të rri i heshtur
Me merak gjithonë për ju.
Gëzimin tuaj duke ndjekur
Si një zog i trishtë në dru…

Dhe kur të më dëgjoni
Atje ku retë puthen me diellin…
Një surprizë do të shikoni
Poetin që zgjodhi qiellin

Puka

Kur nata e thellë të bjerë
E mbi bjeshkë të pllakosë qetësia
Kur të heshtin pllajat me erë
Do shtrij telat çiftelia…

Do këndojë në natën pis
Nëpër kroje, nëpër ahe
Zanat nën pisha e lis
Do të mermerisin vargje…

Mbi një korije atje lart
Me flok’ të art’ larë me hënë
Si rapsodë të vënë në varg
Bredhat do të këndojnë këngë..