Adrola Dushi vjen ndryshe në setin e ri fotografik

308
Sigal

Është padyshim një ndër modelet më të dashura për publikun shqiptar. Adrola Dushi merr gjithmonë vëmendjen për paraqitjen e saj. 27-vjeçarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, modelja ka realizuar një set të ri fotografik, teksa ka pozuar e veshur me bikini. Në foto ajo duket “e sertë”, siç e thotë edhe vetë, por si gjithmonë mjaft tërheqëse. “Pak e sertë, si mirditorët”, ka shkruar modelja krahas fotos.

Kujtojmë që së fundmi modelja u përfol edhe për një lidhje me reperin Capital T, pasi ky i fundit publikoi një foto ku shihej së bashku me Adrolën. Kaq deshën fansat, të cilët menjëherë spekuluan se janë në një lidhje, kjo pasi ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Por, thashethemet u hodhën poshtë nga vetë dyshja, pasi Adrola dhe Capital T u bënë bashkë për realizimin e klipit të këtij të fundit.