Adriana Lima rikthehet te “Victoria’s Secret” dhe duket një yll!

183
Sigal

Adriana Lima rikthehet në shtëpinë e vjetër, te “Victoria’s Secret”, si imazhi i fushatës së re, për promovimin e parfumit “Heavenly”. Lima, 41 vjeç, ishte shkëputur për një kohë relativisht të gjatë nga pasarelat dhe fushatat, pasi iu përkushtua 3 fëmijëve.

Modelja u shpreh mëse e lumtur për këtë “ribashkim”: “Jam shumë entuziaste që po punoj sërish me “Victoria’s Secret”. Kjo markë ka qenë gjithnjë si një familje për mua. Të jem imazhi i një fushate dhe fragrance ikonike, është shumë speciale për mua”, tha ajo, duke treguar edhe se ky parfum me motive florale, në fakt simbolizon rrezatimin e grave.

Adriana Lima rikthehet te “Victoria’s Secret” dhe duket

PHOTO: VICTORIA’S SECRET

Adriana është nënë e tre fëmijëve: Cyan Lima Lemmers (lindi në gusht të vitit 2022), nga marrëdhënia me Andre Lemmers, si dhe Valentina 13 vjeç dhe Sienna 10 nga martesa me ish-bashkëshortin Marko Jaric.