4 vite pa këngëtarin e njohur, ja si e kujtojnë familjarët…

321

Vetëm pak ditë nga përvjetori i katërt i ndarjes nga jeta të këngëtarit Gentian Demaliaj, bashkëshortja e tij Rudi vendosi të ndante kujtime interesante nga jeta e tij në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon. Të njohur në moshë shumë të re, kur ajo ishte ende maturante në Shkollën e Baletit, Rudi pranoi se ishte muzika dhe arti që i bëri bashkë si shokë e më pas partnerë jete.

Përpos kujtimeve nga jeta e tyre personale, Rudi tregoi edhe historitë që shoqëruan shkrimin e tekstit të dy prej këngëve të tij më të njohura “Mos qaj” dhe “Jo tani”. Ajo pranoi se tekstin e këngës “Mos qaj” e kishin shkruar të dy, duke qenë se lidhej me vdekjen e një prej shokëve të Gentit, ngjarje që padyshim i preku shumë.

Gjatë bisedës u fol shumë edhe për vajzën e tyre Edean, e cila në pamundësi për të qenë e pranishme në studio, ndau kujtime dhe rrëfime të bukura familjare përmes intervistave të shkurtra të xhiruara jashtë. Nuk mungoi as surpriza e Valit, kompozitori i grupit “Djemtë e Detit”, i cili kujtoi mikun e tij të ndjerë përmes një videomesazhi nga Australia.