Skandali në Ministrinë e Jashtme/Njoftim ambasadave: Gent Cakaj është ministër me kompetenca të plota

548
Sigal

Ministria e Jashtme u dërgon shkresë të gjitha ambasadave të akredituara ën Shqipëri një shkresë, ku u bën me dije, se Gent Cakaj është  de fakto ministër i Jashtëm i Shqipërisë, i deleguar nga kryeministri Rama. Nuk ka në asnjë rrethanë delegim të kompetencave të plota të ministrit te zv.ministri dhe kjo që po ndodh përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës. Nuk ka ndodhur deri më sot që një zv.ministër/ministër të mos i prezantohet publikut. Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur kjo lojë që bëhet me kompetencat kushtetuese të posteve më të larta të qeverisë, sikurse është posti i ministrit të Jashtëm, që t’i delegohet një zëvendëministri, pa u dekretuar. Rasti, kur kryeministri grek Cipras është edhe ministër i Jashtëm i Greqisë, por kurrsesi Cipras nuk ia ka deleguar ushtrimin e detyrës të ministrit zëvëndës ministrit përkatës. Ndërsa në Itali, Presidenti i Republikës nuk e dekretoi ministrin dhe kryeministri u detyrua që të propozojë kandidaturë të re për ministër. Delegimi i detyrës të ministrit të Jashtëm zëvendësministrit, është shumë e rrezikshme, sepse mund të ndodhë, që ministrat e tjerë të vendeve, sidomos të BE-së, të mos pranojnë që të bëjnë takime, bisedime, negociata me zëvëndësministrin e Shqipërisë. Kjo do të ishte një degjenerim i institucioneve shtetërore, me pasoja katastrofike për Shqipërinë në fushën e diplomacisë, për më tepër, që Shqipëria është në fazën e lotimit, të negociatave me BE për anëtarësim. Ndoshta me skandalin e delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm, zëvëndësministrit, mund të aludohet, që qeveria praraprkakisht e quan të humbur hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, prandaj edhe  delegon drejtimin e ministrisë së Jashtme një zëvëndësministri, ca më tepër, pa përvojë diplomatike, pse jo, edhe të paaftë që të kryejë rolin e kryediplomatit të Shqipërisë. Ky skandal është edhe më i madh, kur vetë Ministria e Jashtme, në faqen e saj zyrtare nuk ka vënë asnjë fjalë në CV e zëvendësministrit Genti Cakaj, i deleguar si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.