Sigal

Rrudhat dhe qeset e syve janë shenjë e plakjes, keqtrajtimit të lëkurës dhe jetesës së pashëndetshme.

Megjithëse nuk mund ta ndryshojmë plakjen, me pak kujdes mund të vonojmë shfaqjen e rrudhave dhe qeseve të syve, ose të paktën t’i bëjmë ato të duken më pak edhe pasi të jenë shfaqur.

Ja disa propozime:

E bardha e vezës 
Merrni të bardhat e vezëve dhe i rrihni. Masazhojeni të gjithën në fytyrë dhe e lini të thahet për të paktën 15 minuta. E shpëlani në fund me ujë të ngrohtë. Vitamina A dhe vitamina B ndihmojnë në reduktimin dhe heqjen gradualisht të rrudhave.

Vaj ulliri
Vaji i ullirit ndihmon duke e mbajtur lëkurën tuaj të butë. Para se të shkoni në shtrat, masazhoni fytyrën tuaj me butësi me disa pika vaj ulliri dhe shpëlajeni duke përdorur një peshqir të butë. Ju do të zgjoheni me lëkurë të butë dhe të shëndetshme.

Lëng limoni
Masazhoni lëngun e 1 limoni  tek rrudhat e fytyrës para se të shkoni në gjumë. Aciditeti i limonit zvogëlon pamjen e rrudhave dhe e bën lëkurën të duket më e ndritshme.

Fruta dhe perime
Frutat dhe perimet e freskëta janë të mbushura me vitamina A dhe D. Ato rikthejnë shkëlqimin e lëkurës suaj dhe e bëjnë atë të duket më e re.

Heqja e qeseve nën sytë tuaj
Shfaqja e qeseve nën sy mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetër dhe të lodhur. Edhe pse ato janë më së shumti të lidhura me moshën, mund të ndodhin për shkak të gjumit të dobët dhe lodhjes.

Qeset e çajit
Çaji përmban taninë natyralë, e cila është një diuretik i butë dhe ka kohë që përdoret nga gjyshet  apo modelet për të ulur sytë e fryra. 2 bustina çaj në ujë të ngrohtë, i ftohni për disa minuta në frigorifer. Vendosni përreth 5 minuta, një qese çaji për një sy. Lëkura poshtë tyre do të ndihet më e freskët.

Avokado 
Lodhja shpesh shkakton qese të errëta nën sy dhe mund të shtojë vite në pamjen tuaj. Për të zhdukur këto qese të errëta, vendosni feta avokado të pjekur poshtë syve.

Kastravec 
Nëse sytë tuaj janë të kuq dhe të fryrë, merrni 2 feta të kastravecit të ftohtë, shtrihuni dhe vendosni një fetë për çdo sy për 30 minuta.