Sigal

Prokuroria e Lushnjes nuk ka asnjë autor të dyshuar për plagosjen në kokë të 77-vjeçarit Haxhi Lika në aksionin e RENEA-s.

Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën, por veprimet e grupit policor mbrëmjen e aksionit janë të pazbardhura. Prokuroria është në pritje të raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit lidhur me ngjarjen. Aktet nuk janë përcjellë akoma, ndaj për momentin në fokus të hetimit mbetet dekonspirimi.