Ushtrimi që ju perfeksionon qëndrimin drejt

471
Zgjerimi i muskujve të shpinës është ushtrim mjaft i përdorur dhe i rekomanduar në mjekësi. Zgjerimi i muskujve të shpinës ju ndihmon të hiqni qafe dhimbjet e shpinës dhe mundëson të keni një qëndrim të përsosur. Ky ushtrim është tejet i rekomanduar për personat që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë ulur për kohë të gjatë.
Pozicioni origjinal:
Shtrihuni në stomak dhe vendoseni ballin në dysheme. Vendosni duart paralel me trupin dhe pëllëmbët e dorës i qitni te kofshët. Bërrylat i drejtoni dhe këmbët i bëni bashkë. Lëshoni frymën: Ngrini kokën, gjoksin dhe pjesën e lartë të stomakut ndërkohë që duart dhe këmbët qëndrojnë siç ishin.
Merrni frymë: Ngadalë kthejuni pozicionit origjinal. Këtë ushtrim e përsëritni dhjetë herë dhe e bëni tri herë në javë për të ndjerë përmirësim në shpinë dhe muskuj të stomakut.
Sigal