Suksesi bosh i vaksinave, çfarë po ndodh me procesin pas zgjedhjeve?

219
Sigal

Gazetari Klodian Tomorri përmes një postimi në rrjetin sociale e konsideron si bosh suksesin e vaksinimit në Shqipëri. Tomorri shkruan se tashmë fushata e vaksinimit është ngadalësuar në mënyrë të frikshme, ndërsa njerëzit që kanë bërë dozat e para të vaksinave, për dozën e dytë po sorollaten.

“Mjekët thonë se vaksina kineze në dozën e parë nuk mbron fare. Qindra mijëra të moshuar, të cilet kanë bërë dozën e parë te Coronavac-ut janë sërish të riskuar të infektohen me komplikacione njësoj si më parë.

Vendi po hyn në sezonin turistik dhe vaksinimi i shpejtë ishte shërbimi më i mirë që qeveria mund t’i bënte ekonomisë. Besimi është stimuli më i lirë dhe më efikas për ekonominë. Por tani që zgjedhjet mbaruan, vaksina nuk po ka më”, shkruan Tomorri.

Postimi nga Klodian Tomorri

Suksesi bosh i vaksinave

Ogerta e Shendetesise ka dy jave rresht qe nxjerr ate foton sot arritem 600 mije e pak vaksinime. Rama ka ca kohe, qe nuk merret me hic me kete pune.

Fushata e vaksinimit te popullsise eshte ngadalesuar ne menyre te frikshme. Vaksinime te reja thuajse nuk ka me fare. Por edhe njerezit qe kane bere dozat e para dhe qe u ka ardhur radha per dozat e dyta po sorrollaten dhe po kthehen mbrapsht. Kete e kam te provuar vete me familjare te mite.

Mjeket thone se vaksina kineze ne dozen e pare nuk mbron fare. Qindra mije te moshuar, te cilet kane bere dozen e pare te Coronavac-ut jane serish te riskuar te infektohen me komplikacione njesoj si me pare.
Vendi po hyn ne sezonin turistik dhe vaksinimi i shpejte ishte sherbimi me i mire qe qeveria mund t’i bente ekonomise. Besimi eshte stimuli me i lire dhe me efikas per ekonomine. Por tani qe zgjedhjet mbaruan, vaksina nuk po ka me.

Sipas atyre qe thote vete qeveria, sot Shqiperia ka imunizuar plotesisht permes vaksinimit me pak se 10 per qind te popullsise. Ne bote ka shembuj te vendeve qe kane imunizuar me te dy dozat 30 e ndoshta 40 per qind te popullsise dhe nuk po e ngadalesojne dot infeksionin.

Fatmiresisht ketu kurba e infeksioneve ka rene. A eshte imunizuar popullsia ne menyre natyrale? Kete duhet te na e thone mjeket dhe do Zoti eshte keshtu. Por nje qeveri e pergjegjshme nuk luan bixhoz me shendetin e popullates dhe ekonomine.