Studimi: Shtimi i peshës së të vegjëlve dhe të rriturve lidhet me pirjen e lëngjeve të frutave

37
Sigal

Të pirit të një gote me lëng frutash 100% të pastër çdo ditë është parë si ndikues i drejtpërdrejtë në shtimin në peshë të fëmijëve dhe të rriturve. Ky konkluzion erdhi pas një analize të bërë ndaj disa studimeve më të hershme për këtë temë.

“Një problem i rëndësishëm me lëngjet është sasia. Të konsumuarit fruta me atë formë e bën shumë të lehtë të kalosh në ‘overdozë”, tha bashkëautori dhe drejtuesi i studimit nurticionist Dr. Walter Willett. “Për shembull, sa herë të ndodh të hash 3 portokalle? Ama një gotë që është bërë nga tre portokalle e pi brenda 2 minutash dhe mund të pish akoma më shumë pa marrë parasysh se po e çon në stratosferë glukozën në gjak”, shpjegon Willett.

Studimi: Shtimi i peshës së të vegjëlve dhe të rriturve

Me kalimin e kohës shumë sheqer në gjak mund të çojë në diabet, prirje për sëmundje të zemrës, obezitet dhe të tjera sëmundje kronike, thonë ekspertët.

Me shqetësimin e shtuar për rritjen e fëmijëve që shfaqin obezitet dhe kavitete dentare, këshillohet që prindërit të shmangin lëngjet totalisht për fëmijët nën 1 vjeç dhe të ketë limitime për ata që janë nga 1 deri në 6 vjeç.

Studimi: Shtimi i peshës së të vegjëlve dhe të rriturve

Sipas studiesve nuk ka asnjë arsye të fortë që t’i japësh fëmijës lëng në vend të një fruti të plotë, përveçse kur fëmija nuk i do fruta natyrale.

Sa i përket adoleshentëve dhe të rriturve, asnjë prej tyre nuk duhet të pijë më shumë se një gotë lëng në ditë.