E thonë ekspertët: ​Çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

519
Sigal

Çokollata përveç që e bën një person të lumtur, është gjithashtu shumë e dobishme për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar shkencëtarët amerikanë. Studimi i zhvilluar nga shkencëtarët në Fakultetin e Mjekësisë Baylor në Houston të SHBA-së, zbuloi se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë i mban enët e gjakut të zemrës të shëndetshme.

Në këto studime, në të cilat të dhënat e tyre i ofruan 336.228 pjesëmarrës për konsumin e çokollatës, u vërejt se gjatë nëntë viteve 14.043 vuanin nga sëmundja e arterieve koronare ndërsa 4.667 prej tyre kishin atak në zemër. Ekspertët deklaruan se konsumimi i çokollatës të paktën një herë në javë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së arteries koronare me 8 % në dallim nga ata që konsumojnë çokollatë në interval më të gjatë.

”Hulumtimi ynë tregon se çokollata ndihmon në mirëmbajtjen e zemrës së shëndetshme. Në të kaluarën, hulumtimet klinike zbuluan se çokollata është e mirë si për tensionin e gjakut ashtu edhe për enët e gjakut. Çokollata përmban lëndë ushqyese si flavanoidi, metilksantin, polifenol dhe acid stearik, të cilat mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe ngritin kolesterolin e mirë”.