Studim i ri: Mungesa e vitaminës D çon në depresion

462

Kjo
vitaminë gjendet tek pak ushqime, ndërsa mënyra më e mirë për ta marrë atë janë
rrezet e diellit. Nivelet e ulëta të saj çojnë në probleme me kockat, si
osteoporoza,  rakitizëm (sëmundje e fëmijëve që shfaqet me shtrembërimin
dhe zhvillimin e dobët të eshtrave për shkak se organizmit i mungojnë disa
lëndë minerale (kripërat e gëlqeres, vitamina D). Tani studiuesit kanë zbuluar
se ai ndikon edhe tek indet muskulore dhe nivelet e dopaminës (një përbërës kimik
i lidhur me humorin) në tru.


studimin e ri, i cili u publikua në tek Shoqata Ndërkombëtare e Psikozës së
Hershme, në Milan, shkencëtarët testuan nivelet e vitaminës D tek mbi 200
pacientë të trajtuar për çrregullime psikotike dhe rreth 160 njerëz të tjerë në
gjendje të mirë mendore.

Ata
zbuluan se kishte një lidhje të konsiderueshme mes niveleve të ulëta të
vitaminës D dhe “niveleve të larta të simptomave të depresionit” tek njerëzit
me psikozë.

Shkencëtarët
po kryejnë aktualisht studime të tjera në lidhje me efektet e vitaminës D në
tru, duke përdorur skanerat MRI. Ata shpresojnë që vitamina D të përdoret në të
ardhshmen për trajtimin pacientëve me probleme mendore.

Disa
shkencëtarë të tjerë thonë se lidhja mes depresionit dhe vitaminës D është si miti
i pulës me vezën.

“Nëse je i
stresuar, nuk do të dalësh jashtë, kështu nuk arrin të marrësh rreze dielli dhe
si pasojë ke nivele të ulëta të vitaminës D”, thonë shkencëtarët.

Në këtë
rast është e vështirë të thuash se cila është pula dhe cila është veza.

Sigal