Vaji i karafilit kuron shumë sëmundje

3186
Vaji esencial i karafilit është një prej burimeve më të rëndësishme natyrale të natyrës, një barishte që ka aromë speciale por edhe pikante. Vaji i karafilit prodhohet nga një pemë e vjetër që është shumë e mirë për sa i përket mineraleve, siç është kalciumi, hekuri, potasiumi, Vitaminat A dhe C.
Karafili ka përparësi të shumta emocionale, fizike dhe mendore. Vaji i karafilit me shekuj të tërë është përdorur për qëllime mjekësore, por edhe pse kjo bimë nuk është ekzaminuar nga departamenti amerikan i shëndetit, ajo vazhdon të hyjë në përdorim në mjekësinë natyrale.
Këshilli Amerikan i Botanikës ka analizuar vajin e karafilit duke e cilësuar atë si një anestetik të suksesshëm, i cili hyn në përdorim kryesisht për mjekimin e dhëmbëve.
Për shkak të përbërësve të tij të shumtë shëndetësor, vaji i karafilit ka aftësi që të trajtojë një sërë sëmundjesh. Karafili mund të përdoret për pastrimin e gjakut, të menaxhojë nivelet e sheqerit në gjak si dhe të përmirësojë qarkullimin e gjakut.
Karafili ka edhe karakteristika antivirale, duke hyrë në përdorim edhe për shërimin e akneve. Përveç karakteristikave antivirale, karafili ka edhe cilësi anti-inflamatore dhe mund të përdoret në pastrimin e kanaleve të frymëmarrjes, ftohjet e lehta por edhe ato më të rënda, siç është astma, tuberkulozi dhe bronkiti.
Për sa i përket problemeve emocionale dhe atyre mendore, karafili ka përbërësit që ulin stresin, lodhjen mendore dhe pagjumësinë, ankthin dhe humbjen e kujtesës.
Sigal