Pengimi i seancave dëgjimore në Kuvend, PD thërret urgjent Konferencën e Kryetarëve

471
Sigal

Gazeta Telegraf/


Grupi Parlamentar i Partisë
Demokratike dorëzoi sot në Kuvend një kërkesë për thirrje urgjente të
Konferencës së Kryetarëve pas pengimit seancave dëgjimore në dy Komisione
Parlamentare.

 

Komisioni i Shëndetësisë dhe Komisioni i Mediave dhe Edukimit u
penguan sot nga deputetët e maxhorancës për të zhvilluar dy seanca dëgjimore,
përkatësisht me gazetaren Alida Tota mbi censurën në media duke i kushtuar asaj
largimin nga detyra si drejtore Informacioni pranë një televizioni si dhe
seanca dëgjimore me ministrin e Shëndetësisë.

 

Grupi Parlamentar i PD kërkon marrjen e masave nga Kuvendi për
cënimin e së drejtës kushtetuese të opozitës dhe Komisioneve Parlamentare në
përmbushjen e detyrës së tyre.

 

Pengimi i qëllimshëm i realizimit të seancave dëgjimore në
Komisionet Parlamentare është një precedent i rrezikshëm kundër demokracisë
parlamentare në Shqipëri ndaj Partia Demokratike do të kërkojë në Konferencën e
Kryetarëve që ky veprim të mos përsëritet në të ardhmen.

 

Bashkëngjitur kërkesa e dorëzuar sot në Kuvendin e
Shqipërisë.