Si mund të kuptohet tumori i mushkërisë në fazën e hershme

530
Sigal

Diagnoza e hershme shpëton jetën! Ja shenjat që shfaqen shpesh dhe ato që shfaqen më rrallë

Në ditët e sotme tumori i mushkërisë është shkaku kryesor i vdekjeve nga tumori për të dy gjinitë. Në vendet e zhvilluara çdo vit numri i personave që vdesin nga tumori i mushkërisë është më i madh se numri total i personave që vdesin nga tumori i gjirit, prostatës, zorrës së trashë dhe pankreasit.  Duke u krahasuar me llojet e tjera të tumoreve, tumori i mushkërisë përhapet më shpejt dhe sidomos në fazat e fundit përhapet në kraharor dhe prek edhe organet kryesore për jetën që ndodhen pranë (si p.sh rruga kryesore e frymëmarrjes, zemra, enët kryesore të gjakut, rruga e ushqimit, etj.) ose përhapet me anë të gjakut në organe të tjera të trupit (si p.sh mëlçia, mushkëria tjetër, kockat, truri etj.).

-Në përgjithësi tumori i mushkërisë zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe nuk jep shenja për një kohë të gjatë. (P.sh në indin sfungjeror të mushkërisë nuk ka nerva për dhimbjen prandaj shumë pacientë nuk kanë dhimbje.)