Sallata me KASTRAVECË që heq SHTATË kilogramë brenda 14 DITËVE!

495
Sigal

Nuk ka ndonjë dyshim që ndër mënyrat më të mira për
të humbur peshë është dieta me kastravecë. Kastravecët janë të pasur me ujë dhe
fibra, që do të thotë se ju bëjnë të ndjeheni të ngopur për disa orë.

Në fakt, kastravecët janë në listën e top pesë
perimeve më të mira për djegien e dhjamit, transmeton Telegrafi.

Dieta e mëposhtme me kastravecë do t’ju ndihmoj t’i
hiqni rreth shtatë kilogramë për vetëm dy javë. Kjo dietë është e mirë për
djegien e dhjamit të tepërt, si dhe njëkohësisht e furnizon trupin me të gjitha
vlerat e nevojshme ushqyese për funksionim të duhur të tij.

Dieta me kastravecë:

Për mëngjes: Sallatë me kastravecë dhe dy vezë të ziera

Mes shujtave: Një mollë të madhe dhe një pjeshkë (më
të vogël se 200 gramë)

Drekë: Bukë gruri dhe sallatë me kastravecë

Mes shujtave: Pije e përzier me mollë, spinaq,
kastravecë, xhenxhefil, bajame dhe arra.

Darkë: Sallatë me fruta (300 gramë)

Mënyra e përgatitjes së sallatës:

– 400 gramë kastravecë

– 200 ml qumësht të thartë apo jogurt

– Kripë

– Qepë të freskët

Kastravecët, pasi t’i pastroni i preni në copa të
vogla, pastaj i shtoni kripën dhe gjatë përzierjes e shtoni jogurtin apo
qumështin. I përzieni mirë, dhe në fund e shtoni qepën. Sallata me kastravecë
është e gatshme për t’u ngrënë.