Metodat natyrale që ndihmojnë në largimin e dhimbjes së dhëmbit

552
Sigal

Në qoftë se ke dhimbje të dhëmbit, është mirë që të
konsultohesh me dentistin para se gjenda të përkeqësohet. Dhe gjithashtu mund
të provosh këto mjekime shtëpiake.

Dhimbjet e dhëmbit janë një ndër dhimbjet më të
padurueshme. Dhe në momentet kur është e pamundur të shkohet tek dentisti,
ka disa mënyra natyrale për lehtësimin e këtyre dhimbjeve.

Hudhra
Ka veti antibakteriale që ndihmon në zbutjen e dhimbjes së dhëmbit. Shtypeni
atë dhe vendoseni në dhëmbin që po ju dhemb.

Kripa dhe piperi
Nëse nuk mund ta duroni dhimbjen e dhëmbit atëherë kombinonin kripën dhe piperin
në sasinë e njëjtë dhe lajini dhëmbët me këtë sasi e veçanërisht dhëmbin që po
ju dhemb.

Qepa
Qepa ka veti antibakteriale që ndihmon në reduktimin e dhimbjes pasi mbyt
bakteret.

Ujë me kripë
Merreni një gotë me ujë dhe vendosni një sasi kripe në të, dhe konsumojeni atë
në mënyrë që të lehtësohet dhimbja e dhëmbit.

Ekstrakt vanilje
Vendoseni një pambuk në një sasi të ekstraktit të vaniljes dhe vendoseni atë në
dhëmbin që po ju shkakton telashe. Për pak kohë, dhimbja do të lehtësohet.

Kubëza akujsh
Ndihmojnë në mpirjen e dhëmbit, çka edhe ndihmon në reduktimin e dhimbjes.
Merrni disa kuba akujsh dhe vendosini në dhëmb në mënyrë që dhimbja të
stabilizohet.