Mjeku në familje/ Inflamacioni i bronkeve, cilat janë simptomat dhe shkaktarë, kur duhet të paraqiteni tek mjeku. Trajtimi për zorrën e trashë, uljen e tensionit e spondeliartrozën

271
Sigal

MJEKËSI/Mungesa e oksigjenit dhe inflamacioni i bronkeve

Sëmundja e bronko-pneumopatisë është mjaft e shpeshtë dhe dëmton rrugët respiratore të mushkërive. Kur këto rrugë të frymëmarrjes ngushtohen dhe transportimi i ajrit bëhet me vështirësi për një kohë të gjatë, sëmundja bëhet kronike.

Çfarë është bronko-pneumopatia obstruktive kronike (BPOC)?

Mushkëritë kanë dy pjesë kryesore: bronket dhe alveolat. Kur njeriu merr frymë, ajri kalon përmes trakesë, nëpër bronke deri në alveola. Nga alveolat oksigjeni kalon në gjak ndërkohë, që dioksidi i karbonit del nga gjaku në alveole dhe nxirret jashtë me frymënxjerrje. Bronko-pneumopatia obstruktive kronike është sëmundje, që karakterizohet nga dëmtimi i rrugëve të ajrit të mushkërisë, ato bëhen më të ngushta dhe në këtë mënyrë transporti i ajrit në mushkëri bëhet më i vështirë. Termi kronik do të thotë, që problemi është i zgjatur në kohë. BPOC përfshin dy sëmundje kryesore: bronkitin kronik dhe emfizemën. Bronkiti kronik është “inflamacioni i bronkeve”. Këto janë tubat, që transportojnë oksigjenin nga ajri në mushkëri. Ky inflamacion karakterizohet nga një edemë të bronkeve (enjtje) si edhe shtim të prodhimit të mukusit (gëlbazës), të cilën pacienti e nxjerr me kollë. Emfizema është sëmundje e alveolave (sacuseve alveolare), të cilat humbasin elasticitetin e tyre, shumë prej këtyre mureve shkatërrohen. Për këtë arsye pulmonet nuk mund të furnizohen mirë me oksigjen, kështu, që pacienti merr frymë me vështirësi, pra ka dispne. Shumë njerëz me BPOC i kanë të dyja këto sëmundje. Në SHBA, rreth 14.2 milionë janë diagnostikuar me BPOC, nga këta 12.5 milionë vuajnë nga bronkiti kronik dhe 1.7 milionë nga emfizema. Nga viti 1982 numri i pacientëve me BPOC është rritur me 41,5%.

Cilat janë simptomat?

Kolla persistente- kronike (mbi 8 javë), shtim i mukusit (gëlbazës), vështirësi në frymëmarrje, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik, e cila mund të pasohet nga një ndjenjë ankthi, ndjenjë shtrëngimi në gjoks. Simptomat e sëmundjes varen nga rëndesa e saj.

Kush sëmuret?

Duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjes në 80 – 90% të rasteve. Shkaktarë të tjerë të sëmundjes janë: një çrregullim gjenetik i quajtur deficiti i alfa-1 antitripsinës, duhanpirja pasive, ndotja e ajrit (pluhura apo kimikate), infeksione të përsëritura në fëmijëri.

Shkaktarë të sëmundjes janë: një çrregullim gjenetik i quajtur deficiti i alfa-1 antitripsinës, duhanpirja pasive, ndotja e ajrit, infeksione të përsëritura në fëmijëri.

Si mund të zbulojmë nëse pacienti ka bronko-pneumoni? 

Flisni me mjekun tuaj nëse ju keni ndonjë prej simptomave të mësipërme. Mjeku juaj do t’ju pyesë nëse ju keni qënë të ekspozuar ndaj pluhurave, gazeve, tymrave për një periudhë të gjatë kohe. Ai do t’ju rekomandojë të kryeni provat funksionale respiratore. Ky është një test i veçantë, që përdoret për të vlerësuar funksionin e mushkërive tuaja. Në këtë test ju do të kryeni një frymëmarrje të thellë dhe me pas do të nxirrni të gjithë ajrin në një aparat i cili përcakton thellësinë e frymëmarrjes dhe sa shpejt expironi në një minutë. Mund t’ju nevojitet edhe një radiografi e mushkërive. Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë edhe analiza të tjera gjaku apo sputumi nëse nevojitet.

Tek disa persona të moshuar dhe tek personat me zemër ose probleme kronike të mushkërive, pneumonia mund të përparojë shpejt duke u shndërruar në një gjendje të rrezikshme për jetën.

Si trajtohet?

Nuk ka shërim nga kjo sëmundje, por mund të trajtohet, që të lehtësohen simptomat. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni, është të ndaloni duhanin. Kjo gjë mund të ndalojë apo të paktën të pakësojë dëmtimin e mushkërive tuaja. Sa më shpejt të ndaloni duhanin, aq më të larta janë mundësitë tuaja për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetëshme. Hani në mënyrë të balancuar si dhe kryeni ushtrime fizike për të paktën 20-30 minuta 4-5 herë në ditë. Mjeku juaj mund të vlerësojë, që ju të merrni disa medikamente që t’ju bëjnë të merrni frymë më mirë. Këto përfshijnë disa bronkodilatatore, antibiotikë, kortizonikë, vaksina kundër gripit. Kur sëmundja përparon shumë, pacientit i nevojitet oksigjen.

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Paraqituni tek mjeku juaj nëse keni gulçim, dhimbje gjoksi, temperaturë të vazhdueshme 39ºC (ose më të lartë) dhe kollë të vazhdueshme, veçanërisht nëse është e shoqëruar me sekrecion.
Është shumë e rëndësishme që personat, të cilët i përkasin grupeve të mëposhtme të rrezikut të konsultohen me mjekun e tyre:

  • Të rriturit mbi 65 vjeç.
    • Fëmijët nën moshën 2 vjeç me shenja dhe simptoma.
    • Personat me probleme shëndetësore të padiagnostikuara ose me sistem imunitar të dobësuar.
    • Personat që marrin kimioterapi ose marrin ilaçe imunosupresive.

Tek disa persona të moshuar dhe tek personat me dështim të zemrës ose probleme kronike të mushkërive, pneumonia mund të përparojë shpejt duke u shndërruar në një gjendje të rrezikshme për jetën.

 

Mjekime popullore
Bima e bishtkalit për zorrën e trashë
Në problemet që mund të keni me zorrën e trashë merrni dy lugë gjelle bimë bishkali e grimcuar dhe hidheni në në litër ujë. Më pas ajo vlohet 10 min. Ena lihet e mbuluar 20-30 min. Pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet një gotë 3 herë në ditë.

Tërshëra për uljen e tensionit
Kur keni ulje të tensionit ase hipotension përdorni 250 gr tërshërë që zihet në një litër ujë derisa kokrrat të shkrihen. Kullohet duke e shtyrdhur, pastaj i shtohet lëngu i një limoni. Pihet pa u ëmbëlsuar një filxhan 3 herë në ditë.

Specat për spondeliartrozën
Për spondeliartrozën merrni 10 gr spec djegës. Hidheni në 100 gr alkool 600. e lini për 5-6 ditë duke e tundur herë pas here. Pas kullimit, të sëmurit i jepni të pijë 20 pika para buke në drekë dhe në darkë. Ky mjekim do të qetësojë dhimbjet