Ja simptomat që tregojnë se keni probleme me veshkat

499
Sigal

Infeksioni i
sistemit  urinar fillon në rrugët tona
urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e
urinës dhe nga uretra. Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona
janë më të predispozuar për tu prekur.

Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga
infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që
kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në
aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të
përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin
citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët
numri të cilëve vjen në rritje.

Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin
kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe
personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.
Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat,
për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i
shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).

Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit
respirator për sa i përket shpeshtësisë. Femrat ka një risk më të madh sesa
burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e
vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të
lindur strukturale të sistemit urinar.

Cilat janë shenjat (simptomat)?

Jo çdokush me një infeksion urinar ka shenjat tipike të tij, por
kur janë të pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe janë:

* Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar 
* Një ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit 
* Urinime të shpeshta dhe në sasi të pakët 
* Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojmë dot apo nuk zbrazim plotësisht
fshikëzën)
 
* Gjak në urinë (urinë e kuqe) apo urinë e turbullt, erë të rëndë 
* Urinimi gjatë natës (nikturia)