Tiranë, shfrytëzonte dy vajza për prostitucion, arrestohet autori

545
Sigal

Pronari
i një moteli në kryeqytet ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për
shfrytëzim prostitucioni.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë të
ditur se 50-vjeçari Lulëzim Zela është arrestuar, pasi shfrytëzonte dy vajza
për prostitucion në katin e parë të motelit të tij.

Mësohet se policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë
edhe për dy vajzat L. B. dhe I. S, të dyja banuese në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, klientët i gjente 50-vjeçari,
cili merrte pagesë nga këta të fundit për dhomën, pasi binin dakord
paraprakisht edhe për pagesën kundrejt vajzave.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të
Policisë Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Lulëzim Zela, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy shtetase, më konkretisht:

• Shtetesja L. B., banuese në Tiranë.

• Shtetesja I. S, banuese në Tiranë.

Specialistët për Trafiqet e Paligjshme kishin siguruar informacione, se
shtetasi Lulëzim Zela, në rolin e ndërmjetësuesit dyshohet se shfrytëzonte për
prostitucion shtetaset L. B. dhe I. S.

Nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme u bë i mundur dokumentimi me prova
ligjore i kësaj veprimtarie kriminale ku rezultoi se:

Shtetasi Lulëzim Zela, posedonte një ambjent tre katësh përshtatur si (motel)
në Tiranë.

Shtetasi L.Zela katin e parë të ambjentit tre katësh dyshohet se e kishte vënë
në dispozicion dhe dyshohet se prej disa kohësh shfrytëzonte dy shtetaset për
ushtrim prostitucioni.

Klientët i gjente Lulëzimi i cili merrte pagesë nga këta të fundit për dhomën
(ambjentin), pasi binin dakort paraprakisht edhe për pagesën kundrejt
shtetaseve të mësipërme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së
parë Tiranë, për veprat penale, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Mbajtjes së
lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113, 114
dhe 115 të Kodit Penal.