Ja maska ideale për të qetësuar lodhjen e fytyrës, plakjen dhe krijimin e rrudhave

439
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kakao është një nga produktet e rekomanduara për të
qetësuar lodhjen e fytyrës, plakjen dhe krijimin e rrudhave. 

Kakao është e pasur me
antioksidantë që mundësojnë rritjen e kolagjenit. Për këtë arsye maska me kakao
është një prej maskave të rekomanduara kundër plakjes dhe rrudhave.

Po ashtu, kakao përmirëson
qarkullimin e gjakut dhe rrit lagështinë e fytyrës, dhe më e rëndësishmja, e
mbron atë nga dielli.

Përbërësit:

 

2 lugë gjelle kakao pluhur

4 lugë gjelle kos, (ose qumësht)

1 lugë gjelle mjaltë, nëse ke
lëkurë të thatë

lëng limoni

Përdorimi:

Përziej kakaon me kosin në një
tas. Përzieje për disa minuta derisa të formohet një masë homogjene, në formën
e një paste të butë. Shto më pas mjaltin. Shpërndaje përzierjen në fytyrë dhe
në zonën e qafës.

Pasi të jetë tharë, lag një copë
të pastër dhe me të pastroje fytyrën. Më pas shpëlaje me ujë të ngrohtë.

Pjesën e mbetur mund ta ruash në
frigorifer për javën e ardhshme. Rekomandohet një herë në javë.