Kreu i KLSH-së Bujar Leskaj nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës së Bullgarisë

441
Sigal

Gazeta
Telegraf/


datën 3 tetor 2016, në Sofje, z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të
Shtetit zhvilloi takime pune në Zyrën Supreme të Auditimit të Republikës së
Bullgarisë( BNAO) dhe nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me homologun e
tij, Presidentin e BNAO-s, z. Tzvetan Tzvetkov.

Marrëveshja u përgatit në bazë të Nenit 15 të
Deklaratës së Limës, të parimeve të përbashkëta të respektit, besimit dhe
bashkëpunimit dypalësh të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme
të Auditimit (INTOSAI) si edhe të Organizatës Europiane të Institucioneve
Supreme të Auditimit(EUROSAI).


Marrëveshja e nënshkruar është me shumë vlera
për KLSH-në dhe vjen pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve të bashkëpunimit me
SAI-et Europiane, të tilla si NIK-u Polak, Gjykata Austriake  e Auditimit,
Gjykata Turke e Llogarive, SAI-et e Kroacisë dhe Sllovenisë dhe në nivel
rajonal, me SAI-et e Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës dhe
Maqedonisë. Zbatimi i  këtyre marrëveshjeve, ka kontribuar në mënyrë të
drejtpërdrejtë në rritjen e kapaciteteve profesionale të audituesve të KLSH-së
dhe bazohet në moton e INTOSAI-t
 “Experientia Mutua Omnibus Prodest”.  Përvoja e
gjatë 136 vjeçare e SAI-t bullgar dhe cilësia e punës në auditim është një
model shumë i mirë për t’u ndjekur  nga KLSH. Nëpërmjet mbështetjes së
parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Zyra Supreme e Auditimit të Republikës
Bullgare, do të shkëmbejnë eksperiencë në veprimtarinë e tyre audituese, përmes
vizitave të punës, trajnimeve dhe workshop-eve për audituesit shqiptarë, etj.

 

Gjatë ditës së parë të vizitës, pas nënshkrimit të marrëveshjes së
bashkëpunimit, Kryetari i KLSH-së, z.Bujar Leskaj  dhe Presidenti i SAI-t
Bullgar, z. Tzvetan Tzvetkov, bënë nga një prezantim të SAI-ve respektive
lidhur me mandatin e tyre të auditimit, pavarësinë e SAI- ve, strukturën
organizative, ligjin në të cilin mbështetet funksionimi i SAI-ve në seicilin
prej të dy vendeve si edhe nenet e Kushtetutës që lidhen me funksionimin 
e SAI-ve. Zoti Tzvetkov shoqërohej nga znj.Goritsa Grancharova-Kozhareva dhe
z.Toshko Todorov, dy zv/presidentët e BNAO-s, z.Emil Evlogiev anëtar i BNAO-s,
znj.Tania Konstantinova, Drejtore e Departamentit të Performancës, znj Vyara
Angelova, Drejtoreshë e  Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projekteve.



Kryetari i KLSH-së  pasi evidentoi
frymën e  bashkëpunimit që ka karakterizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë
dhe Bullgarisë, bëri një prezantim të shkurtër të historisë 91 vjecare të
KLSH-së, duke u përqëndruar më së shumti në arritjet, vështirësitë dhe sfidat e
institucionit në vitet e fundit. Zoti Leskaj u përqëndrua në miratimin e Ligjit
të Ri të KLSH-së nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor të vitit 2014,  për të
cilin pati shumë debate e kundërshti por që me këmbënguljen e KLSH-së, me
mbështetjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë
dhe veçanërisht me mbështetjen e ekspertëve të SIGMA dhe të DG Budget, ligji u
miratua dhe është në përputhje të plotë me standartet e INTOSAI. Zoti Leskaj,
më tej, i njohu të pranishmit me numrin e auditimeve të realizuara  gjatë
vitit 2015 (158), me rritjen e numrit të auditimeve të Performancës, me rritjen
e dëmit ekonomik të zbuluar, i cili në periudhën 2012-2015 ishte 8 herë më i
madh krahasuar me periudhën 2008-2011, si edhe me efektivitetin e KLSH-së, i cili
është rritur ndjeshëm, 4.2 herë më i lartë mesatarisht në periudhën 2012-2015,
krahasuar me periudhën 2008-2011.



Zoti Leskaj u ndal gjithashtu ne rekomandimet
e rëndësishme të KLSH-së për ndryshime ligjore, për ligje të reja, për borxhin
publik, për detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve, për botimet e KLSH-së, për
prezencën  e audituesve të KLSH-së në median e shkruar, bashkëpunimin me
shoqërinë civile dhe me Universitetet, bashkëpunimin me SAI-et partnere, etj.
Në përfundim, z.Leskaj propozoi që marrëveshja të kontretizohet duke kryer
auditime të përbashkëta performance dhe financiare, në ato fusha të cilat
përbëjnë sfida për të dy vendet.



Zoti Tzvetan Tzvetkov nga ana e tij bëri një
paraqitje të Zyrës Supreme të Auditimit të Republikës së Bullgarisë dhe të
strukturës së saj të organizative. Aktualisht SAI Bullgar është përshtatur
drejt një strukture kolegjiale, e drejtuar nga Presidenti dhe e përbërë nga 2
zv/presidentë dhe 2 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi. Ekzistenca e dy
anëtarëve dhe vecanërisht mënyra e nominimit të tyre nga Instituti i
Certifikimit të Kontabilistëve dhe Instituti i Audituesve të brendshëm, vjen në
funksion të rritjes së transparencës së publikut dhe integrimit në punën
audituese të eskertizës së jashtme. BNAO ka 350 punonjës, përfshirë ata që
punojnë në zyrat rajonale.



Më tej, në prezantimin e tij z.Tzvetkov vuri theksin tek tre
kompenteca të rëndësishme të BNAO-s. Së pari, SAI bullgar ka të drejtë të
vendosë penalitete kur konstaton shkelje të disa ligjeve specifike, si ligji
për prokurimin publik, Kodin Zgjedhor dhe ligjin për partitë politike. Lidhur
me këto të fundit, BNAO ka kompetencë për të audituar jo vetëm për fondet që
marrin nga shteti, por për të gjithë veprimtarinë financiare. Së dyti, kryen
një funksion suplementar duke kontrolluar deklaratat pasurore të zyrtarëve të
lartë.  Së treti, BNAO vepron si agjente e Parlamentit duke u angazhuar në
auditime tematike të propozuara nga Kuvendi, në ato  fusha me risk të
lartë për ekonominë e vendit, si koncesionet dhe privatizimet.



Në përfundim, z.Tzevetkov duke përgëzuar KLSH-në për arritjet dhe
rolin e saj aktiv që ka treguar në grupet e ndryshme të punës së INTOSAI-t dhe
EUROSAI-t, u shpreh se marrëveshja e bashkëpunimit do të ngrejë një urë të re
bashkëpunimi në ndarjen e eksperiencës 136 vjecare të BNAO-s me KLSH-në,
nëpërmjet workshop-eve e trajnimeve të shumta.
  Të dy prezantimet u shoqëruam me pyetje
të shumta dhe diskutime.



Zoti Bujar Leskaj shoqërohej në këtë vizitë
nga znj.Albana Agolli, Drejtore e
 Departamentit
Auditimit të Investimeve dhe Projekteve me Financimet e Huaja, Shoqërive
Publike, zj. Irena Islami, Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit, Botimeve dhe
Marrëdhënieve me Jashtë, znj.Amantia Patozi, specialiste dhe z.Redi Ametllari,
auditues.