Ja cilat janë 6 simptomat më të zakonshme pas vaksinimit kundër covid

37
Sigal

Të gjithë ata që marrin vaksinën kundër koronavirusit mund të përballen me disa efekte të lehta anësore, të cilat janë normale dhe të parashikuara nga shkencëtarët.

Sipas ekspertëve, për shumë persona efektet anësore janë më të fuqishme pasi të marrin dozën e dytë.

Ekspertët e shëndetit thonë se këto efekte anësore janë thjesht shenja normale që trupi juaj po ndërton përgjigjen imune që i nevojitet për t’ju mbrojtur nga sëmundjet e rënda.

Por, cilat janë gjashtë më të zakonshmet dhe si të menaxhojmë?

Efektet anësore më të zakonshme pas vaksinimit përfshijnë:

Dhimbje, ënjtje ose skuqje pas vaksinimit;

Ethet e lehta;

Dridhje;

Lodhje;

Dhimbje koke;

Dhimbje të muskujve dhe nyjave.

Express.co.uk shkruan se vaksinat funksionojnë duke “mashtruar” trupin që të mendojë se ka një virus dhe duke ngritur një mbrojtje kundër tij.

Shumë mjekë sugjerojnë që njerëzit të shmangin marrjen e vaksinës nëse përpara kanë një dite të ngarkuar, kështu që ata janë në gjendje të pushojnë nëse ndihen të plogësht pas marrjes së dozës.