Gazeta Telegraf/Shega,ndryshe perla e vjeshtës kryeson listën e ushqimeve që duhet të konsumohen në vjeshtë

502

Gjithçka që mbillet në
pranverë dhe verë, korret në vjeshtë. Kjo është edhe një ndër arsyet përse
vjeshta është sezoni i preferuar i shumicës së njerëzve. Meqë jemi në këtë
sezon, po ju rekomandojmë 5 ushqime të shëndetshme që nuk duhet të mungojnë në
tryezat tuaja gjatë kësaj kohe:

Patëllxhan

Patëllxhanët janë ushqim
për trurin, falë një përbërësi të quajtur nasunin, i cili mbron qelizat e
trurit nga oksidimi. Përbërës të tjerë të gjendur tek patëllxhanët mbrojnë
gjithashtu nga kanceri, sëmundjet virale dhe ulin nivelet e kolesterolit. Nëse
skuqen ose zihen me vaj (patëllxhanët janë si sfungjer) ose mbushen me djathë, patëllxhanët
mund të shkaktojnë më shumë dëme sesa të mira. Por, nëse hahen në një mënyrë të
shëndetshme, ata mund të sjellin një sërë përfitimesh në tru.

Ja si t’i gatuani: I pritni patëllxhanët në feta të holla. I
spërkasni me kripë dhe i lini për 10 minuta. Kulloni ujin. I vendosni
patëllxhanët në një enë të sheshtë dhe i spërkasni me pak vaj ulliri. Lërini të
skuqen për 15 minuta, duke i kthyer në të dyja anët. Më pas u hidhni erëza,
piper të kuq, kungull të njomë të papërpunuar ose të gatuar në skarë. Në fund
mbështillni çdo fetë të patëllxhanit dhe u vendosni nga një kunj dhëmbësh.


Kungull

Ushqimi i preferuar i
stinës së vjeshtës. Kungulli ka përdorim të gjerë në kuzhinën tonë. Ai ka shumë
vlera për trupin dhe përveç të tjerave, është edhe i shijshëm. Ai është burim i
rëndësishëm i vitaminës A dhe beta-karotenit (i cili i jep ngjyrën portokalli).


Kungulli përmban gjithashtu fibrat të cilat na sigurojnë funksionimin e duhur
të aparatit tonë tretës, dhe
vitamina të kompleksit B, të cilat kryejnë shumë reaksione kimike në
metabolizmin tonë.
Kungulli mund të konsumohet i kripur, i ëmbël, pure, byrek, supë etj.

Shegë

Shega cilësohet ndryshe
si 
perla e vjeshtës. Ajo është një ndër ushqimet më të
shëndetshme që mund të hani. Vlera superiore ushqyese duket qartë nga
përmbajtja e saj e lartë në antioksidues, në veçanti polifenolët,
anthokianinat, taninat dhe acidit elalgilik. Madje përmbajtja e polifenoleve në
shegë është edhe më e madhe se ajo e verës të kuqe, çajit jeshil dhe boronicës. Përveç
antioksiduesve, shega përmban sasi të larta të vitaminës C, karotenoide, selen,
kalium dhe fibra.

Ajo është sidomos e mirë
për zemrën. Studime të ndryshme kanë treguar se shega mbron sistemin e
qarkullimit të gjakut duke pakësuar formimin e yndyrës së dëmshme në arterie.
Konsumimi i shpeshtë i saj është lidhur edhe me parandalimin e tumorit të
prostatës dhe diabetit.

Këshillohet të
konsumohet si:

1.      Sallata, së bashku me lakra me ngjyrë
jeshile(ideale për gratë gjatë shtatzënisë).

2.      Ëmbëlsirë me fara (me qumësht bajame dhe qumësht
të skremuar) – kanellë.


Boronica të kuqe

Boronica e kuqe është
cilësuar si antibiotiku më i ri për infeksionet e traktit urinar.

Konsumimi i një gote me
lëng boronicash në ditë mund të ndihmojë gratë të mbajnë larg infeksionet e
traktit urinar, ka zbuluar një studim i ri nga India 

Antocianina, përbërësi
përgjegjës për ngjyrën e kuqe, shërben gjithashtu si agjent antioksidues dhe
anti-inflamator. Ajo mund të parandalojë një sërë sëmundjesh kronike, duke
filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më
të rrezikshme, si kanceri i gjirit, zorrës, mushkërisë dhe prostatës.

Boronica e kuqe mund të
konsumohet e freskët, si lëng, marmalatë ose e thatë.

Pras / Presh

Mund ta dini që hudhra
dhe qepa mbajnë larg sëmundjet e zemrës për shkak të polifenolëve, që mbrojnë
enët e gjakut nga dëmtimi oskidativ dhe parandalojnë arterosklerozën. Preshi
është gjithashtu një ushqim shumë i shëndetshëm. Kjo perime është e pasur me vitaminën
K, e cila parandalon formimin e kancerit dhe është e mirë kur bëhet fjalë për
rritjen e ndjeshmërisë së trupit ndaj insulinës. Vitamina K është gjithashtu e
mirë për forcimin e kockave.

Sigal