Dietë nga kardiologët: Humbisni 10 kg në vetëm 7 ditë

661
Nëse ju dëshironi një dietë të suksesshme, keni nevojë për një të tillë që përshtatet me trupin tuaj. Duhet që domosdoshmërisht të respektoni parametrat e parashikuara në dietë në mënyrë që të arrini rezultate pozitive. Kjo dietë është rekomanduar nga një kardiolog, i cili e paraqet atë jo vetëm për pacientët e tij, por edhe për të gjithë njerëzit të cilët kanë probleme me mbipeshën.
Kjo dietë mund t’ju ndihmojë të humbisni deri në 10 kilogram në vetëm një javë, por ju duhet që ta kombinoni atë të paktën me 30 minuta aktivitet fizik në ditë. Kini parasysh se 2 ditët e fundit të javës duhet të jenë pa dietë strikte.
Mëngjesi i çdo dite është i njëjtë: 1 frut ( sipas dëshirës, përveç rrushit dhe bananes)
DITA 1:
Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 gotë kos
Darka: 2 domate, 2 vezë të ziera, gjysmë kastravec apo pak sallatë jeshile
DITA 2:
Dreka: 1 vezë të zier, 1 portokall, 1 filxhan kos
Darka: 125 gram mish të zier, 1 domate, 1 filxhan çaj apo kafe pa sheqer
DITA 3:
Dreka: 1 portokall, 1 vezë të zier, 1 filxhan kos, 1 kastravec ose sallatë jeshile
Darka: 125 gramë mish të zier, 1 portokall, 1 filxhan çaj pa sheqer
DITA 4:
Dreka: 125 gram gjizë, 1 domate
Darka: 125 gramë mish të zier, 1 portokall, 1 filxhan çaj pa sheqer
DITA 5:
Dreka: 200 gramë mish ose peshk i gatuar, 1 domate
Darka: 1 kile karrota të gatuara me bizele apo patate.
Perimet dhe mishin duhet ta gatuani pa kripë ose mund të përdorni vetëm pak. Bëni dy ditë pushim dhe më pas vazhdoni dietën edhe dy ditët e tjera.
Alkooli është rreptësisht i ndaluar në këtë dietë. Nëse keni ndonjë krizë në zemër duhet të konsultoheni me kardiologun tuaj nëse duhet ta filloni këtë dietë apo jo
Sigal