Dita ndërkombëtare e zemrës, Dr. Edvin Prifti: Këshilla ime e vetme për të gjithë, kontrolle kardiake të vazhdueshme, periodike dhe të thelluara!

Dita ndërkombëtare e zemrës. Një ditë e veçantë kjo, e cila më kujton 30 vitet e mia dedikuar shkencave kardiovaskolare. Kujtoj me mirënjohje mësuesit e mi të parë sikurse prof. Michele Toscano, prof Guido Sani, Bruno Mezzacapo e Carlo Sassi, prof Francesco Musumeci, prof. Massimo Macherini, prof. Lucio Parenzan e Vittorio Vanini ne Itali, prof Magdi Yacoub ne UK, prof Tirone David, prof Bernard Goldman e Stephen Fremes në Kanada, prof. John Byrne ne USA, prof Francis Fontan, prof Massimo Massetti dhe Gerard Babatasi në Francë, e të tjerë të cilët mundësuan me përkushtim formimin tim. Përkulem me nderim dhe respekt përpara tyre! Ashtu sikurse edhe kolegët e mi të shumtë brenda dhe jashtë Shqipërisë me të cilët ndamë mijëra orë sakrifica dhe përkushtim, shpesh herë deri në tentativa të stërmundimshme duke qëndruar në sallë të operacionit edhe me ditë të tëra për të shpëtuar qoftë edhe një jetë të vetme. Po ashtu një falenderim të veçantë kolegëve të mi Prof Massimo Bonacchi, Dr. Gabriele Giunti, dr Aleksandër Dokollari, prof Vittorio Vanini, Prof. Sandro Gelsomino dhe Prof. Marzia Leacche, ku së bashku realizuam 7 teknika të reja kardiokirurgjikale, të cilat sot janë të njohura botërisht në literaturën shkencore. Kjo është një ditë e veçantë jo vetëm për ata pacientë që vuajnë nga zemra dhe mjekët e tyre, por për të gjithë njerëzimin, pasi sot shkenca ka bërë të mundur trajtimin me sukses të çdo sëmundje kardiake.

Këshilla ime e vetme për gjithkënd. Kontrolle kardiake të vazhdueshme, periodike dhe të thelluara. Si dhe një jetë sa më e shëndetshme në ushqim, aktivitet fizik, reduktim të stresit!

Sigal