Prof. Dr. Kim Drasa: PSA e ulët, gradë e lartë, kancer prostate

149
Sigal

Prof. Dr. KIM DRASA

SEKSOLOG & UROLOG

PRESIDENT A.U.S.A.

“MAKSUT DRASA”

 

“Pacientët me Gleason 8-10, Prostate kancer (PCa) me vlerë të PSA 2.5 ng/ml ose edhe më e ulët mund të jenë raste të rezistencës-hormonale, e cila është më tepër letale (Vdekjeprurëse) se sa format e kancerit Prostate që mund të jenë:*Pa metastaza, *Node negative, të kancerit Prostate”. (zbulim që u paraqit nga studiuesit, në takimin vjetor  të Shoqatës Amerikane Onkologjisë Klinike (ASCO).

David D. Yang, BA dhe kolegët e Harvard Shkolla Mjekësore, në Boston, karakterizuan prognozën e rasteve me PSA të ulët, me gradë-lartë të kancerit Prostate, nga të dhënat që u arritën nga studimi i ½ million, burrave, të diagnostikuar me cT1-4 NOMO PCa prej surveliancës, Epidemiologjisë dhe End Results (SEER), program 2010-2013 dhe National Cancer Database (NCDB) 20004-2011, të Gleason 8-10 tumoreve, 5.6 % ishin diagnostikuar me PSA 2.5 ng/ml ose më e ulët.

Në rastet kur skuadra e studiuesve analizuan rastet e PCa-specifik, mortalitet për rastet e sëmundjes me Gleason 8—10, shoqërimi midis PSA dhe mortalitetit dolën në formën—U, burrat të cilët kishin një PSA në nivel 2.5 ng/ml ose më të ulët, duke ekspozuar, pothuaj, një shkallë mortaliteti—të lartë, krahasuar me ato raste me nivel të PSA mbi 20 ng/ml. Po ashtu, në muajt mbasi ishin diagnostikuar, pacientët me PSA-të ulët, shkallë-e lartë e sëmundjes, vdiqën, në numrin më të madhë se sa pacientët që konsideroheshin, me rrezik *Më lartë ose *Më të lartë, nga kriteret që ka vendosur National Comprehensive Cancer Network (NÇN) ku “përjashtojnë rastet me PSA në ose më të ulët se 2.5 ng/ml.” (NÇN nuk pranon që burrat me PSA 2.5 ng/ml dhe më të ulët se kjo shifër, të kenë Kancer Prostate). Mortaliteti, specific-Prostate kancer ishte 2.5 herë, më i lartë për pacientët me *PSA-ulët, *PCa me shkallë-lartë rreziku se sa këta pacientë të këtij grupi, të NÇN.

Të githa shkaqet e mortalitetit rezultuar nga rastet nga NCBD, demostruan, lidhje të njëjtë:*Pacientët me *PSA-ulët, *Gradë-lartë e sëmundjes kishin rrezikun më të lartë për mortalitet se sa rastet e paraqitura nga NÇN, të pacientëve me *Rrezik-të lartë me vlerën e *PSA-më të lartë.

Rreziku i vdekjes prej ndonji shkaku tjetër ishte 15% më i lartë për pacientët me *PSA-ulët, *Shkallë-lartë e PCa.

Varianti i mjekimit me Androgen Deprivation Therapy (ADT), të pacientëve me kancer Prostate, mund të mos përmirësojë jetë-gjatësinë, tek këta pacientë që janë me PSA-ulët, gjoja në normë.

Për burra të tjerë që janë me kancer Prostate, me Gleason 8-10 kur trajtohen me*External beam radiation therapy dhe *ADT duket sikur mund të rrisi shkallën e mbijetesës.

Trajtimi me variantin ADT ishte shoqëruar me 13% zbritje të rrezikut për vdekje, nga ndonji shkak tjetër kur vlera e PSA ishte mbi 2.5 ng/ml.

Për pacientët me *PSA-ulët, *Shkallë-lartë të kancer Prostate, rreziku për të gjitha shkaqet e mortalitetit u rrit deri 36% tek pacientët që u mjekuan me variantin ADT (Androgen Deprivation Therapy).

“PSA-ulët, gradë-e lartë e kancerit Prostate duket që është entitet unik hormone-rezistente me një risk të lartë të mortalitetit, Prostate kancer-specifik që ju përgigjet varfërisht këtij trajtimi,” thekson Yang. (revista Renal & Urology News).

Yang thekson që gjetjet e tyre kanë dy implikime madhore, klinike:

E para: Duke ekzistuar mjete të prognozës klinike për kancerin e Prostatës parashikojnë një marrëdhënie lineare midis PSA dhe prognozës. “Akoma, rezultatet tona tregojnë, që ndërsa ato mund të jenë të vërteta për rastet me kancer Prostate, me gradë-ulët, ajo është e pasakatë për rastet me kancer Prostate me gradë-lartë, rreziku dhe se pacientët me PAS –ulët, gjithashtu, kanë rezultate të dobta.”

E dyta: Trajtimet standarte për rastet me kancer Prostate, me rrezik-të lartë, përbëhen nga *Radiacioni dhe *ADT me kurs-të gjatë. Prapseprapë, rastet me kancer Prostate me rrezik të gradës-lartë duken të jenë potencialisht rezistente ndaj hormone-terapi.

“Duke pasur parasysh këto rezultate, mundet të duhet, të bëhet një përpjekje e bashkërenduar me komunitetin për ti ndihmuar për kuptimin e udhëzimit për zhvillimin e *Mjeteve prognostike, *Llojet e terapive, të reja dhe *Manaxhimit klinik në rastet e kancer Prostate me *PSA-ulët dhe *Gradë-lartë rreziku për mortalitet.”

Studiuesit duhet të nxisin që kërkimet e ardhëshme, të drejtohen brënda klasifikimit molecular,në rastet me kancer Prostate me *PSA-ulët, *Gradë-e lartë rreziku, për të kuptuar më mirë *Sëmundjen dhe *Përcaktimin e trajtimit optimal, sipas llojit të kancer Prostate.

KONKLUZIONE PERSONALE

Studimi im, për të cilin mora çmimin e parë në botë ( The first Place Prize), në Neë York, Nëndor 2019, tregoi që artikulli i mësipërm është komplet real.

Titulli i studimit tim “PSA vdiq, Jetë të gjatë PSA.” (“PSA is DEAD; LONG LIVE PSA”), vërtetoi që edhe rastet me PSA-ulët mund të kenë kancer Prostate, bile agresiv.

Studimi im dhe artikulli i mësipërm, vërtetuan dy postulate:

Postulati 1:“PSA është specifike për Prostaten”.

Ky postulat vërteton:

PSA prodhohet vetëm nga Prostata, pra nga asnji pjesë tjetër e trupit të njeriut.

Postulati 2:“PSA nuk është specifike për kancerin e Prostates”.

Ky postulat vërteton që:

*JO, patjetër, po pate PSA -të lartë duhet të kesh kancer Prostate (pra mund të mos kesh kancer Prostate).

*JO, patjetër, po pate PSA –të ulët nuk ke kurrë kancer Prostate (pra mund të kesh kancer Prostate edhe me PSA—të ulët, bile agresiv).

Absolutisht: Për të qënë të sigurt, personalisht, që ju:

Keni kancer Prostate ose 2) Nuk keni kancer Prostate,

JU duhet të vini në konsultë, tek mua, në klinikën

“MULTI MEDICAL CENTER,” Cel.  068-29-20-327 (TIRANE).