Suplementi Pena Shqiptare/ Tregim nga Kozma Gjini: “Sipas vendit dhe Kuvendi…”

55
Sigal

Plazhi kishte më tepër turistë të huaj, se sa vendas. “Kemi 15 vite pa ardhur këtu.Që atëhere kur ti laheshe siç të kam bërë nëna”, i kishte thënëvajzës ditën e parë që erdhën. “Po, pse duhej t’ia kujtoja lakuriqësinë fëmijërore? Të ishte plazh si ai nga erdhëm, hajde de. Atje s’t’i hidhte njeri sytë, kurse këtu ta ngulin vështrimin, sikur do të të hanë e s’ta shqisin shikimin edhe sikur të biesh përmbys!”

 

…Mëngjesin e asaj dite fillimshtatori, ndërsa rrezet e para të diellit nisën të ngrohnin bregun e Orikut, nga uji i vakët i detit, si një sirenëe vetmuar që të mahniste me bukurinë e trupit të saj, po dilte krejt lakuriq njëvajzë e re, duke zbuluar gradualisht pjesët intime.Piklat e ujit nëformësumbullash të xhevahirtai vareshin nëtrupin e brishtëe i vezullonin si margaritarëylberësh të shndritshëm,të cilat ia bënin më tëmagjishme“margaritarët” e vet…Ishte e sigurtnë çdo hap që hidhte guriçkave të nënujshme dheu buzëqeshte peshqve të vegjël që ia gudulisnin puplat bardhoshe,fërkonte me dorën e majtëtrupin e njomë e tëlyrtë, ndërkohëme gishtat e së djathtës krihte flokët që zbrisnin si ujëvarë bjondine sipër gjoksit të sapokërcyer, kurse në këmbë kishte veshur një palë llastika në formëbishtsirene. Pasi mori tangat dhe sytienat te shkëmbi, shtroi peshqirin në rërë,veshi tangat, vuri sytjenat sipër librit si jastëk dhe u shtri përmbys duke u treguar shpinën rrezeve ultraviolet.

…Nënë e bijë kishinardhur me “rolo” për të testuar plazhet e mëmëdheut. Kishin lexuar portaleve se vendi kishte bërë përparime dhe s’e bënë të gjatë…

-Pse jo,-i qe përgjigjur dëshirës  së vajzës e ëma.-“Vendlindja është një sëmundje nga e cila s’dua të shërohem”, ka thënë Hygoi.

Një shi i butë, si dashuria e nënës, i kishte shoqëruar përgjatë rrugës deri në doganën tonë veriore.

Sapo rrotat e makinës rrëshqitën në tokën amë, makina filloi tëtronditej e tëlëkundej sa nënjërën anë, në tjetrën, për shkak të pragjeve e litarëve të trashëqë kishinshtrirëfshatarët në asfalt. Vajza, që deri tani kishte dremitur, ishte zgjuar, hodhi vështrimin te duart e nënësmbërthyer mbi timon dhe tha e pakënaqur: “Ama, ç’përparime!”

-Fole gjë, jeta ime?-e pyeti e ëma, pa e hequr vështrimin nga drejtimi i automjetit.

Vajzazgjodhi tëheshtte, sepse nuk donte tëlëndonte nostalgjinë e sëmurë të sëëmës dhe enkas hodhi vështriminnënatyrën e egër të vargmaleve shkëmbore.

Ajo e kishte lindur vajzën në qytezën bregdetare jugore dhe malli i kishte zgjuar mjaft kujtime të bukura.Pasdite u futën në rrugën dytësore të Orikut dhe e stacionuan “rolonë” që mbante një targë të huaj, nën hijen e palmave në breg të detit.

-U lodhe, mama? Të lumshin duart!-e uroi vajza për mbërritjen shëndoshë e mirë në vendlindje.

-Kemi bërë edhe rrugë akoma më tëvështira,-tha me modesti e ëma.

…Kishin një javë që kishin ardhur në Orik dhe po kënaqeshin, sepseplazhi ishte i vogël, i qetë, i sigurtë,me ujë tëkthjellët e të pastër, ku shikohejpesë lekëshja nëfundin e kaltërsisë, por edhe për çmimet e leverdisshme.Paraditen e kalonin në plazh, kurse pasditeve shëtisnin në qytetet periferike, në vendet muzeale, ose mblidhnin bimë medicinal e monopateve. Çdomëngjes, pa dalë dielli, bënin xhiro përgjatë bregut, për të mbajturnë formëlinjat trupore dhe, pasi pinin një kafe në lokalin më të afërt, uleshin në zhazllonin e tyre. Bisedonin me zë të ultë, saqë të tjerët nuk e kuptonin, nëse ishin vendase, apoturiste të huaja.

Pse vajza ishte ngritur më herët dhe kishte dalëfill e vetme, duke e lënë mamin në gjumë, në rolo?

Kur nëna erdhi në plazh, e gjeti vajzën të shtrirë në rërëduke fjetur  përmbys sipër peshqirit. Rrëshqitiledhatueshëmvështrimin mbi gjatësinë e trupit tëhijshëm tëvajzës, pordiç s’po i pëlqente. Tundi kokën e mërmëriti me vete: “Po kjo! Doemos kështu është, kur tërë natën e gëdhin me celular në facebook”. Shikonte anës njerëzit e paktëdhe sërishsytëqendroninmbi vithet e vajzës: “Pa mbathje është larë kjo budallja ime? Tanga…tanga…,po ështëmë keq pa tanga… Uaaa! As sytjenat!? Uaaa, uaaa!O zot, këto të sotmet kanë lojtur mëndsh”, vijoi monologun me veten nëna.

Vajza e dëgjonte se çfarë fliste nëna dhe ishte gati të shpërthente, ndërsa gjinjtë e kolmë, plot njomështirë, si kokra e hurmës së sapoformuar, i tundeshin me gjithë kraharor nga gazi i brendshëm.Dalëngadalë, pushuesit po shtoheshin. Plazhi kishte më tepër turistë të huaj, se sa vendas. “Kemi 15 vite pa ardhur këtu.Që atëhere kur ti laheshe siç të kam bërë nëna”, i kishte thënëvajzës ditën e parë që erdhën. “Po, pse duhej t’ia kujtoja lakuriqësinë fëmijërore? Të ishte plazh si ai nga erdhëm, hajde de. Atje s’t’i hidhte njeri sytë, kurse këtu ta ngulin vështrimin, sikur do të të hanë e s’ta shqisin shikimin edhe sikur të biesh përmbys!”

Në zhezllonin aty pranë u sistemua njëçift i ri. Nëna u ktheu kurrizin dhe ishte gati ta mbulonte vajzën me trupin e saj. Ashtu, duke u fjalosur me veten, nxori nga çanta peshqirin dhe ia mbuloi vithet çupës. Vajza lëvizi këmbët.

-Plasa në djersë, mama!

-Mos luaj!-i tha e ëma rrëzë veshit dhe ia mbuloi tulet. Vajza hapi gojën si të mos ishte ngopur me gjumë dhe pasi i shtriu këmbët që të çmpihej, u kthye brinjaz dhembështeti bërrylin në tokëpër t’u ngritur.

-Mos luaj, të thashë! S’jemi në Evropë këtu.

-Në zemër të saj, madje!

-Ham-ham! lehu qeni si për t’i qetësuar.

-Sheh ndonjë vajzë lakuriq këtu ti? Hë, fol, sheh ndonjëtëzhveshur?

-Unë kam jetën time, mama! Kam lirinë time dhe s’dua t’ia di se ç’thonë e ç’mendojnë të tjerët. Nuk ma ndien fare!

Atë çast, nëna skërmiti dhëmbët e po mendohej. Vajza u kthye brinjazi.

-Po shkoj të marrë tangat e sytjenat te makina,- tha nënadhe nxitoi hapat drejt rolosë.

Vajza tundi paksa kokëndhe buzëqeshi mospërfillëse.

Pak më tej, qenushi kishte futur hundën e po nuhaste mbi plaçkat e fqinjëve.

-Çikooo!-iu hakërrye vajza dhe vështroi reagimin e çiftit. Peshqiri i lëvizi nga supet e i zbuloi njërin gjoks. Ajo e pa që fqinjët ia drejtuan shigjetat e vështrimit qortues drejt gjoksit të zbuluar.Qeni u tremb, tundi bishtin e shkurtër, iu afrua e po lëpinte gishtat e dorës së vajzës. Ajo i dha një salçiçe, i lidhi fjongon në qafë e po matej të ngrihej. Vuri kapelen  e bardhë meksikane në kokë, vendosi syzet me refleks mbi hundë, vuri në gojëcigaren elektronike (një shtëllungë tymi me aromë pjepri i përshkoi fytyrën),shikoi nga makina “rolo”,mbylli librin, e meqë nëna po vonohej, u çua në këmbëdhekaloi anës bregut, si për t’u treguar linjat perfekte trupore çunave, të cilët s’ia ndanin vështrimin asnjë sekondë.

-Ecim, Çiko!-ledhatoi qeninajodhe nisi hapin, fillimisht kokulur, e pastaj me kryet lart e vështrimin majë kodrës,veprim që ia nxirrte më në pah gjoksin përpara. Në hapat e para mezi i përballoi vështrimet e çunave, por kjo kaloi shpejt.Syzet me refleks e lejonin të testonte vjedhurazi vështrimin e djemve. Valët elektromanjetike ia godisnin trurin, po ajo vazhdonte t’u rezistonte dhe,me gjasë indiferente, ecte kryelart gjithë prezencë. Krenohej me trupin e saj…pse jo, i pëlqente vetja.Shikoi profilin e vet nga këmbët e gjata e deri sipër gjoksit dhe rregulloi me të dyja duart tangat rrëzë kofshëve. “E gjora nënë, tha me vete.-Nuk m’i dalloi fare, se ishin futur mes tuleve”.U afrua te grupii fëmijëve qëpo laheshin në cekinësiçi kishte bërë nëna dhe bëri një sellfi si kujtim me ta.U ul në zhavor dhe po testonte të menduarit e të vegjëlve. “Ti je e madhe, ku i ke sytjenat?” e pyetibefas një vogëlushe. “Po ti që je kaq e vogël, pse ke vënë sytjena?”-iu kthye Sara…”. Vogëlushja ngriti supet, i grisi leckat dhe i hodhi në det.

Plazhi i qytezës së tyre ishte i vogël, por dalja nudo në një plazh ku vendasitkanë të tjera qëndrime me të huajt, e sëmbonin nëtru:

“E huaj është ajo zogëza bjondine?”

“Me siguri…!”

“Janë mësuar lakuriq si andej, këto”

“Lëre rehat gocën të bëj qejf! Ç’punë të prish ajo?”

“U prish bota…!”

“Si duket… ndonjë tangërllikse!”

“Ndonjë e mangët, thuaj më mirë”

Vajza, që deri atëçast godiste valët me këmbë, u ngrit e vazhdoi të ecte pa e prishur terezinë dhe i foli qenit:

-Ti Çiko, je dakort me mua? Nëse ti je dakort, s’ më bën sensasnjëfjalë e tyre.

E hoqi fare peshqirin nga supet. Më kot e kishte mbajtur, sepse nga lëvizja e peshqirit, hiret e gufuara njomëzake me hyrje-daljet e tyre, ua bënin më kureshtar shikimin djemve, ndërkohë që edhe rrezet e preknin në çdo pore.

Pak më tej, ajo vuri re një grumbull djemsh e vajzash që përgatiteshin për garën detare me velërrëshqitëse dheu afrua pranë tyre. Një djalëishte duke shënuar emrat e garuesve në letër.

-Emrin!- iu drejtua vajzës ai dhe, kur ngriti kokën, i ngriu  vështrimi mbi gjoksin e zbuluar të saj.Një çast s’po u besonte syve. Ishin aq afër, saqënjëri gjii saj preku krahun e tij dhe djali u hutua krejt e trupi i mori zjarr. Sërish ai e pyeti në anglisht:

-“Hello Lady, are you here for the competition? Për gara jeni, zonjushë? Mirë…mirë…pooo, (atij po i mbahej goja) … Dua tëthem seee…ka …  problem që…nuk…  Ai donte tëshpjegohej…, por e la që ajo ta kuptonte vet… Disa vajza pak më të rritura e sëmbuan me vështrime ziliqare.

Vajza buzëqeshi paksa, përshëndeti me kokë dhe bëri të largohej, ndonëse ishte me dy mendje.

“Ç’ishte kjo memece që i paska nxjerr në pazarato…?”- foli djali.

“Mbase ështëe huaj”.

“Memece … memece…,po mua ma bëri “bam” këtu  brenda”.

Vajzaeci pak dhe hodhi vështrimin nga zhezllonet. Nënakishte ardhur epo sodiste detin. “Hëëë!”, bëri vajza. U kthye sërish te garuesit dhe shënoi emrin.Këtë sport e kishte shumë qejf dhe e praktikonte shpeshherë në vendin e huaj. Gara donte edhe pak sekonda që tëfillonte. Garuesit do të vozitnin paralel me bregun. Ajo kërceusipër velërrëshqitëses sëbardhë, fiksoi këmbët te bazamenti, i dha paksa përpara velës sa të hynte në radhë krah të tjerëve, përkuli paksa trupin përpara dhe po priste sinjalin e nisjes.Të gjithë plazhistët ishin radhitur përgjatë bregut për të shijuar garën. Vajzës i dukej se njerëzit e sëmbonin me vështrime të paqta kërshërie në gjoksin e vogël të zbuluar. Sapo shkrepi pistoleta për nisje, ajo i dha velës përpara me tërë fuqinëe trupit dhe menjëherë u distancua dukshëm nga të tjerët.Trupi i lëkundej sa majtas-djathtas e dukej sikur do tërrëzohej në ujë, por ato ishin veçse manovrandaj erës e dallgëve që e bënin të çante ujin, të mbante ekuilibrin e të shtonte shpejtësinë.Që në sekondat e para, ajo i kishte lënë mbrapatë tjerët dhepo kryesonte garën. Njerëzit thërrisnin:Sa-ra! Sa-ra!

Asaj po i vinte shumë mirë. Thirrjet e mbështetësve i dhanë kurajë dhe ajo mobilizoi çdo qelizë të trupit me ambicie për fitore, e çau ujin si një silurë e kështu i la passhoqet dhe doli nëkrye tëgaruesve.  “Sa do të gëzohet nëna”, mendonte Sara. Garuesit, djem e vajza, në mbarim të garës,u rreshtuan te bregu. Ndërkohë qëtë gjithënjerëzit prisnin që ajo të vlerësohej me çmimin e parë, drejtuesi i aktivitetit,me megafon në dorë,njoftoi vendimin e jurisë, sevajza pa sytiena ishte skualifikuar nga gara…

“Uauuuu!”u dëgjuanthirrjet dëshpëruese të spektatorëve si të ishin në një stadium… Revolta e mbështetësve të Sarës, ushtoiduke e përcjellë jehonën përtej kodrave tëbregdetit:Sa-ra! Sa-ra! Por juria s’luajti nga vendimi i saj.Tashmë aktiviteti kishte përfunduar.

Pa e vrarëfare trurin dhe me kryet lart e gjoksin gufuar përpara,si prej inatit, bashkë me një buzëqeshjeje ironike për jurinë, vajza u largua ngadalëmes njerëzve dhe një dorë i preku supin.

-Mama, paske ardhur!?

-Erdha, erdha, pojepu këmbëve!

Nëna ihodhi vajzës një shall neyloni portokalli supeve, i futi krahun në sqetull dhe ecën drejt zhezlloneve.Çuditërisht, nëna po vinte re se njerëzit nuk po e shikonin më nga sisët vajzën esaj.Ishin tejngopur, apo vështrimet e tyre ishin lodhur?Nënë e bijë u ulën afër zhezlloneve me këmbët në ujë:

-Po, të thashë nëna që këta nuk i duan vajzat qe zbulojnë gjirin.Pse nuk vure sytjenat, kur ta paska dhënë sinjalin ai djali? Të merrje dhe një dorë pare!

-Më pengonin për garën, mama.Velën të shtyja, apo të merresha me sytjenat? Nuk është kjo arsyeja e skualifikimit…Gjetkëfle lepuri…!Ndërsa nënë e bijë bisedonin, njerëzit qenë larguar resorteve për të drekuar.Plazhi thuajse qe boshatisur. Nëna, me duart e trupin qëakoma po i dridheshin, merrte frymë lirisht dhe ndërsa shikonte vajzën që hidhte topthin jeshil në det dhe qenin qëvërvitej në ujë e notonte përmes valëve të lehta, merrte topthin e ia kthente te dora së bijës, tha përsëri gjithë mllef e gati me qortim:

-Më vjen inat me ty. Të thosha nëna…,poti nuk e dëgjove nënën…!Qindra sy ishin drejtuar vetëm tek sisët e tua. Po, nejse…!

-Nuk m’i ka marrë njeri, mama, jo, ja ku i kam, në vendin e tyre.

Dhe vajza i vuri të dyja duart tek gjoksi e i ngriti pakëz mëlart hiret e gufuara tërëbrishtësi, krenaria e virgjërisë së saj.Hiret njomëzake iu dukën më të pjekura, më të bukura e më të nxehta dhe kishin marrë  ngjyrë çokollate, uniforme,si krejt lëkura e trupit, ashtu siç ajo dëshironte.

-Vendi ynë ka shumë diell, mama! Ja, për këtë ngjyrë çokollate kisha ardhur,-tha e kënaqur me ngjyrën e trupit vajza.

-Edhe për ndryshimet e  përparimet e vendit…-plotësoinostalgjike e ëma dhe e shtriu trupin në rërë, ndërkohë qëzbërthente sustat e sytjenave e shikonte me vërejtje bardhësinë e hireve të vetaqë bënin kontrast me ato të vajzës.

Vajza e  pa me qesëndi, bëri një shënjë me ngritje vetullashdhe po kënaqejaq shumë, saqë po i kërcente kraharori përpjetësi dallgë deti nga tëqeshurite brendshëm, kur vuri re se nënai kapisytjenatme të dyja duart dhe i tërhiqte…i tërhiqte…e i tërhiqteposhtë,me dëshirënqë t’i merrnin hiret pakëz ngjyrëçokollatë.

-Kujdes, mama, se mos i zbulon fare dhe tee skualifikojnë!-e sëmboi buzagaz vajza dhe u shtri me kurriz në zhezllone me hiret çokollatë drejtuar rrezeve të diellit vjeshtor… -fund-