Fryrje të stomakut, një gastroenterolog zbulon disa nga arsyet që e shkaktojnë atë

281
Sigal

Fryrja e stomakut mund të jetë për shkak të shumë arsyeve të ndryshme . Gastroenterologu zbulon gjithçka që shkakton fryrje.

Antibiotik

Marrja e antibiotikëve prish ekuilibrin mikrobik të zorrëve, duke rezultuar në një rritje të popullsisë së mikrobeve “të këqija” në kurriz të atyre të dobishme.

Pasoja e këtij çekuilibri është induksioni i shqetësimeve të tretjes si fryrja.

Zgjidhja është të marrim probiotikët bashkë me antibiotikun, jo vetëm në formë suplementesh nga farmacia, por edhe nga dieta jonë duke zgjedhur p.sh. produkte të fermentuara si kefir dhe lakër turshi.

Doktor Ahmed Albusoda kujton edhe konsumimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë prebiotikësh si bananet dhe shpargujt.

Perime

Perimet si lulelakra, brokoli, lakra dhe lakrat e Brukselit përmbajnë sheqerna që mund të çojnë në fryrje.

Rafinoza, për shembull, është një trisakarid që gjendet në ushqime të tilla si lakra, brokoli dhe lakrat e Brukselit që mbetet e patretur derisa të fermentohet nga bakteret e stomakut, duke shkaktuar gazra dhe fryrje.

Këto ushqime përmbajnë gjithashtu komponime squfuri, si dhe fibra të patretshme që mund të shkaktojnë fryrje.

Shumë kripë

Një dietë shumë e kripur mund të çojë në mbajtje të lëngjeve dhe ënjtje.

Zgjidhja e problemit të mbajtjes së lëngjeve është rritja e konsumit të ujit si dhe frutave dhe perimeve që përmbajnë kalium, si bananet.