Efektet në shëndet nëse hani darkë vonë

773

Pse nuk duhet të hani vonë në darkë sipas shkencës

Përpos pjesës që mund të shtoni në peshë, një studim i ri ka sugjeruar që të hani vonë mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundjet e zemrës. Studiuesit nga “Perelman School of Medicine” në Universitetin e Pensilvanisë zbuluan qe të hani vonë mund të rrisë nivelet e glukozës dhe insulinës, të cilat dyja njihen se shkaktojnë tipin 2 të diabetit. Gjithashtu ata gjetën prova që matja e dobët e vakteve mund të ndikojë gjithashtu te nivelet e kolesterolit të cilat mund të rrisin rrezikun për sëmundje zemre ose të vuajnë nga një sulm në zemër. Studiuesit i kërkuan 9 të rriturve me një peshë të shëndetshme të hanin 3 vakte dhe dy vakte të ndërmjetme ndërmjet orës 8 dhe 7 për 8 javë dhe më pas i kërkuan të njëjtëve por ndërmjet mesditës dhe orës 11 për 8 javë të tjera. Për të kontrolluar gjumin, studiuesit u kërkuan pjesëmarrësve të flinin ndërmjet orës 11 dhe 9 për të dyja 8 javët. Ata zbuluan që kur pjesëmarrësit hanin vonë në darkë jo vetëm që shtonin në peshë, por gjithashtu rrisnin nivelet e insulinës, glukozës dhe kolesterolit. Ata gjithashtu zbuluan që gjatë 8 javëve të para gjatë ditës, pjesëmarrësit prodhonin një hormon i cili stimulonte oreksin dhe i bënte që të ishin më të ngopur për një kohë të gjatë. Namni Goel, autori drejtues i studimit tha: “Provat e hershme, në të cilat kontrolli i gjumit jep një tablo për benefitet e të ngrënit herët . “Të hani vonë mund të promovojë një profil negativ të peshës, energjisë dhe treguesve hormonalë-si glukoza dhe insulina e lartë, të cilat implikohen në diabet, kolesterol, trigliceride, të cilat lidhen me problemet kardiovaskulare dhe gjendje të tjera shëndetësore”. Nuk është hera e parë që një studim ka treguar që të hani vonë mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Më poshtë do të gjeni 5 arsye pse jo:

-Mund të ndikojë në memorien tuaj

Sipas studiuesve amerikanë, të hani vakte të ndërmjetme natën vonë mund të ndikojë në memorien tuaj. Studimi, nga Universiteti i Kalifornisë, zbuloi që të hani në orë të parregullta-si vonë në darkë-ka potencialin të ndikojë në funksionet njohëse. Në një periudhë prej dy javësh, studiuesit ushqyen një grup minjsh gjatë ditës, ndërsa grupi tjetër gjatë natës. Më pas testuan aftësitë e minjve për të njohur objektet e reja. Minjtë me zakone ushqimore të parregullta treguan një aftësi më të dobët për të njohur objektet e reja sesa minjtë që vazhdonin të hanin si gjithmonë. Gjithashtu zbuluan që aftësia për të krijuar memorie afatgjatë u dëmtua te minjtë që ushqeheshin gjatë ditës.

-Ju bën që të keni ëndrra të cuditshme

Në 2015, dy psikologë kanadezë investiguan nëse zakonet ushqimore të njerëzve mund të kenë një impakt negativ në ëndrrat e tyre. Tore Nielsen dhe Rusell Poëell u kërkuan rreth 400 studentëve universitarë për të plotësuar një pyetësor për dietën, gjumin dhe ëndrrat dhe zbuluan që rreth 18% e tyre besonin që ushqimi kishte aftësinë të sillte ëndrra shqetësuese. Krahas saj, të hani më së shumti ushqime të tilla (si produkte bulmeti dhe vakte pikante), Nielsen dhe Poëell zbuluan që mund të bëheshin shkak për ëndrra konfuze. Kjo besohej për shkak se vaktet e ndërmjetme natën vonë mund të conin në parehati gastrointestinale të cilat conin në vështirësi të gjumit.

-Rrit rrezikun për sulm në zemër

Ekspertët zbuluan që të hani darkë pas orës 7 mund të ndikojë në rritjen e rrezikut për sulm në zemër. Studiuesit nga “Dokuz Eylül University” studiuan më shumë se 700 të rritur me presion të lartë gjaku për të zbuluar nëse oraret e ndryshme të ngrënies kishin ndryshim te shëndeti i tyre. Ata zbuluan që të hani darkë vonë kishte një impakt në presionin e gjakut gjatë natës, ndërkohë që të hani dy orë para se të shkoni në shtrat sillte akoma dhe më shumë dëmtim. 24.2% e atyre që hanin darkë dy orë përpara se të shkonin në shtrat vuanin nga presioni i lartë i gjakut, krahasuar me 14.2% që hanin darkë më përpara. Dr Ebru Özpelit, profesori në universitet tha: “Duhet të vendosim frekuencën ideale të vakteve sepse mënyra sesi hamë mund të jetë po aq e rëndësishme se ajo cfarë hamë. Të hamë mëngjes është thelbësore, dhe të mos e shmangim drekën. Duhet të konsumojmë një darkë të vogël, jo më vonë se ora 7.

-Krijon acidin refluks

Sipas ekspertëve, të hani vonë gjatë natës dhe të flini menjëherë pas konsumimit të ushqimit është një faktor kyc që kontribuon te acidi refluks. Sepse stomaku juaj merr disa orë të boshatiset pas një vakti, mjeku Jamie Koufman thotë që kur ju flini, lejon acidin të ndikojë në stomakun tuaj, të shkojë në ekzofag e të cojë në shfaqjen e acidit refluks.

-Ju bën më të uritur ditën tjetër
Të hani vonë në darkë mund t’ju bëjë më të uritur ditën tjetër se zakonisht falë insulinës që pankreasi juaj cliron pas një vakti. Kjo më pas prodhon shumë glukozë e cila nxit një hormon të quajtur “ghrelin”, përgjegjës për nxitjen e urisë. Ghrelina zakonisht përdor “argjerim” natyral ndërmjet orës 8 të mëngjesit dhe 8 të darkës për të rikuperuar veten, duke siguruar që të keni nivele normale uritjeje në mëngjes. Megjithatë nëse hani vakte të ndërmjetme vonë gjatë darkës, cikli do të jetë i crregullt dhe do të ndiheni më të uritur se zakonisht, duke cuar në shtim në peshë.