Ju duhet urgjentisht të humbni disa kile shtesë? plani 1200-kalorik për humbje peshe

751

Eshtë e mundur të humbni disa kile duke ndjekur një dietë të ulët kalorike si prsh dieta e 1200 kalorive në ditë, por duhet ta bëni saktë në mënyrë që të merrni të gjitha nutrientët esenciale që ju duhen.
Për të ndjekur një dietë të ulët në kalori nuk është e vështirë nëse përfshini ushqime që përmbajnë nutrient. Në fakt është nevojë sepse nuk ka vend për ushqimet e pashëndetshme.
Kështu që cfarë duhet të bëni? Zgjidhni disa ushqime të ulëta në kalori, fruta të pasura në fibra dhe perime. Ja ku janë disa menu prej 1200 kalorish në ditë ku mund të filloni:
1215 kalori pa ëmbëlsues
Mëngjes
-Një kupë tërshërë
-Një gjysëm kupe me qumësht pa yndyrë
-Një lugë gjelle mjaltë
-Një gjysëm kupe boronicash
-Një filxhan kafe ose caj
Dreka
-Dy feta buke gruri të plotë, gjoks gjeli deti të prerë në feta, feta domateje, sallate, dhe një lugë gjelle mustardë
-Një gjysëm kupe me karrota të prera
-Ujë si pije
Darka
28 gr salmon të gatuar
-Një kupë me bizele
-Sallate më spinaq, 5 domateje qershi, një gjysëm kupe brokoli me lëng limoni për t’ja hedhur sipër
-Ujë me një fetë limoni
Snack
-Një mollë me 12 bajame
-Disa gota ujë
-Një kupë me qumësht pa yndyrë
-Një gjysëm kupe jogurt me një lugë mjaltë
-Një kupë me luleshtrydhe
Informacion për nutrientët
Totali i kalorive-1215
Totali i yndyrës- 17.7% (25 gramë)
Totali i proteinave-23% (72 gramë)
Totali i karbohidrateve-59.3% (185 gramë)
Kripë-1,402 miligramë
Sheqer-107 gramë
Kolesterol-94 miligramë
Yndyrna të saturuara- 5.0 gramë
Fibra-28 gramë