Dr. Zekri Palushi: Dhimbjet e ngërçit të këmbëve, me origjinë nga shpina, dhe dallimi nga sëmundjet e enëve të gjakut

60
Sigal

Dr. Zekri Palushi (MD), Australi

Çfarë dallimesh kanë dhimbjet ngërçuese të këmbëve, me origjinë nga shpina, (claudicacio neurogjenike), me ato, me origjinë, nga sëmundjet e enëve të gjakut, (claudicacio vaskulare)?
“Dhimbjet ngërçore, mund të jenë edhe nga sëmundje të ndryshme të sistemit venoz. Në këto raste, ato janë gjithmonë unilaterale, (vetëm në njërën këmbë). Në këto raste, gjatë ekzaminimit klinik, mund të gjejmë shenja të një insuficience venoze, siç janë, venat varikoze, ulçeracionet venoze të lëkurës, të këmbës (poshtë gjurit), dhe edema kronike.”

Një nga dhimbjet më të zakonshme, të ekstremiteteve të poshtme (këmbëve), sigurisht që është dhimbja e nervit ‘’Ishiatik’’ (siç e quan populli), e që në gjuhën mjekësore quhet Sciatica. Pra, një dhimbje, që gjendet gjatë trajektores së rrugës, të ndjekur nga ky nerv, që fillon në pjesën e poshtme të shpinës, bie poshtë, duke kaluar muskulin gluteal, vazhdon në pjesën e prapme të këmbës, deri në kyç, dhe përfundon në këmbë. Një nga shkaqet më të shpeshta të ‘’ishiatikut’’, është hernja (rrëshqitja, ose rupturimi/çarja), e një prej disqeve ndër-vertebrore lumbare, që mund t’i përkasë nivelit L4-L5, ose L5-S1. Megjithatë, në këtë shkrim,  nuk do të flasim për ishiatikun, por, shkurtimisht, do t’ju përmend karakteristikat e kësaj dhimbje. P.sh.: një dëmtim i diskut  ndër-vërtebral, në nivelin L4-L5, mund të   pickojë nervin e 5-të lumbal, (brenda kanalit kryesor spinal), dhe të shkaktojë dhimbje ishiatike, që shkojnë deri në gishtin e madh të këmbës. Ndërsa, një dëmtim disku ndër-vertebral, në nivelin L5-S1, pickon nervin S1, dhe si pasojë, shkakton  dhimbje, që arrin deri tek gishti i vogël i këmbës. Nëse pickohet, nervi në nivelin e L4, atëherë, dhimbja shkon poshtë, dhe mund të arrijë deri tek kyçi i këmbës, por nuk shkon tek gishti, -kjo sepse, nervi L4, e shoqëron nervin sciatic,(shiatik) deri tek kyçi, por s’shkon më poshtë, si shkon nervi sciatic, poshtë në këmbë. Por, ka edhe raste, kur dhimbja dy gishtat e mëdhej të këmbëve, si dhe, gishtin e vogël. Kjo tregon se kemi të bëjmë me dy probleme, që ndodhin njëkohësisht, me disqet L4-L5, dhe L5-S1.

Tani, le të kthehemi tek qëllimi i vërtetë i këtij shkrimi:  

Dallimet ndërmjet dhimbjeve ngërçore, me origjinë nervore, që në gjuhën mjekësore njihen me emrin Neurogenic CLAUDICATION, dhe dhimbjeve ngërrçore, me origjinë vasculare, që njihen me emrin, Vascular CLAUDICATION.

*Claudikaciot neurogjenike:

Kjo lloj dhimbje ngërçore, ndryshon shumë prej dhimbjes ishiatike. Në claudicaciot neurogjenike, dhimbjet shfaqen pak momente më vonë, pra, sapo ke filluar ecjen, dhe shkojnë duke u keqësuar, deri në atë shkallë, sa s’mund të vazhdoni më ecjen. Vlen të përmendim se pacjentët me claudikacio neurogjenike, tolerojnë më mirë ecjet në të përpjeta, se sa në të teposhta/tatpjeta. Po kështu, nga claudicaciot neurogjenike, preken zakonisht të dyja këmbët, dhe shpesh, dhimbjet janë më të këqia, në pjesën e përparshme të këmbëve, por, thuajse kurrë, nuk shkojnë tek gishtat e këmbëve. Për të konfirmuar diagnozën, -përveç ekzaminimit klinik që duhet ta bëjmë për dhimbjet e shpinës, -(ku një nga shenjat që favorizon këtë origjinë është testi ‘’Strait Leg Raising’’, pacjenti, shtrihet në dysheme, dhe ngre këmbën përpjetë, pa e përkulur. Testi konsiderohet ‘’pozitiv’’, nëse pacjentit do t’i provokohen dhimbje, në këmbë), duhet të  përdorim edhe ekzaminimet radiologjike: Në fillim, radiografinë, dhe pastaj, kërkojmë një studim me MRI, apo me CT scan.

Trajtimi i claudicacios neurogjenike: Këto dhimbje nuk qetësohen me asnjë prej ilaçeve, që ju mund të merni për dhimbjet e shpinës. Por ka raste që, injeksione EPIDURALE, mund të japin efekte positive, të shkurta. Në përgjithësi, asgjë s’punon, me përjashtim të ndërhyrjes kirurgjikale, që është mjaft efektive.

*Claudikaciot VASKULARE:

Dhimbjet ngërçuese në këto raste, shkaktohen kryesisht nga probleme të ndryshme, të enëve të gjakut, dhe përqendrohen kryesisht në muskujt e pulpës së këmbëve, kofshës, apo muskujve gluteal. Pacientët me claudikacio vaskulare, shpesh detyrohen që të ndërpresin ecjen, (por nuk ulen), me qëllim që t‘i lënë pak kohë ripërfuzionit. Kur dhimbjet janë vetëm në njërën anë, duhet të mendojmë për një sëmundje femorale popliteale, ndërsa, kur dhimbjet janë në të dy anët, mendja duhet të na shkojë tek një sëmundje aortico-iliake. Në këto pacjentë, pulset janë të reduktuara, ose s’mund t‘i ndjejmë fare. Dhimbjet ngërçore, mund të jenë edhe nga sëmundje të ndryshme të sistemit venoz. Në këto raste, ato janë gjithmonë unilaterale, (vetëm në njërën këmbë). Në këto raste, gjatë ekzaminimit klinik, mund të gjejmë shenja të një insuficience venoze, siç janë, venat varikoze, ulçeracionet venoze të lëkurës, të këmbës (poshtë gjurit), dhe edema kronike. Po përmendi pak edhe dhimbjet neuropathike, të ekstremiteteve të poshtme (këmbëve). Këto lloj dhimbjesh, keqësohen gjatë aktiviteteve fizike, dhe orëve të mbrëmjes, ata perceptohen si dhimbje djegëse, mizëruese, mpirëse, gjylpërë-therëse, që mund të jenë si rrezultat i sëmjundje të ndryshme, që dëmtojnë fijet nervore, dhe quhen neuropathy.

Për trajtimin e dhimbjeve neuropathike, mund të përzgjidhet një nga këto ilaçe: Ketamin, Neurontin, Clonidine, amitriptyline, Duloxetine, Pregabelin (Lyrica), apo edhe me disa analgjezik të veçantë si Tapentadol, etj. Një veprim i mirë, me efekt qetësues, mund të arrihet nëpërmjet një kremi, ku përzihen: ketaminë 10%, gabapentin 6%, Lidocaine 5%, dhe imipramine 3%. Me këtë krem, lyhet sipërfaqja e lëkurës, gjatë zonës së dhimbjeve, 3-4 herë në ditë, sipas nevojës. Në shumë raste, ngërrçet e këmbëve ndodhin gjatë natës, dhe mund të lidhen kryesisht me moshën. Kjo kategori pacjentësh, ankohen për dhimbje ngërrçore, në pulpin e këmbës, dhe në këmbë, që i zgjojnë nga gjumi. Në këto raste, duhet që të kontrollohen elektrolitët në gjak, sepse një nivel i ulët i MAGNEZIUMIT, calciumit, sodiumit, potasiumit, dhe dehidrimi në vet-vehte, mund të jenë shkaktarët e këtyre ngërrçeve. S’duhet të harrojmë se edhe marrja e diuretikëve, statinave, (Atorvastatin, Pravastatin, Simvastatin,…), dhe fluticasone propionate/advir (ilaçë astme), mund të jenë shkaktarë të dhimbjeve ngërrçore të natës. Nëse mendoni se marrja e statinave është  shkaktar i ngërrçeve tuaja, atëherë, provoni të merrni coenzyme Q10. Për të konfirmuar origjinën vaskulare, të dhimbjeve ngërrçuese, fillohet me matjen e ABI (Ankle Brachial Index), një ekzaminim krejt i thjeshtë, që doktorri juaj mund ta bëjë me një aparat tensioni, gjatë një vizite të zakonëshme. Vlerat mbi 0.90, pranohen të jenë NORMAL. Dhimbjet ngërrçore ndodhin në vlerat 0.5 – 0.9. Në vlerat 0.21-0.49, i sëmuri, dhimbjet i ndjen edhe gjatë pushimit, ndërsa vlerat, më pak se 0.2, flasin për një gjendje të rëndë. Për vlerësime të mëtejshme, mund të përdoren edhe Duplex Ultrasound, dhe CT angiografia. Pastaj, me të dhënat që marrim nga këto ekzaminime, duke përdorur sistemin RUTHERFORD, claudicaciot, apo dhimbjet ngërrçore, klasifikojmë si: në fazën e parë, (claudicacio e lehtë), në fazën e dytë, (claudicacio të moderume),  në fazën e tretë (claudicacio të rënda), dhe, në fazën e katërt, (claudicacio iskemike/me dhimbje, edhe në qetësi).
Në bazë të këtij klasifikimi, vendosim edhe për mënyrën e trajtimit, që mund të jetë me ilaçe, apo me intervenime endovasculare kirurgjikale.

Trajtimi i dhimbjeve ngërrçore të natës, me origjinë vaskulare!

Në këto lloj dhimbjesh, ju mund të provoni një nga këto ilaçe: CILOSTAZOL (pletal), PENTOXIFILLINE (trental, Aventis), ose, një nga 5-HT2 receptor antagonistët, si p.sh NAFTIDROFURYL. Megjithatë, një efekt mjaft i suksesshëm, mund të arrihet me marrjen e Magneziumit 3 gram në ditë, dhe HYDROXYCHLOROQUINE (plaquenil), 200 mg. -1 apo 2 tableta në darkë, 2-3 herë në javë, sipas nevojës. (ky ilaç, ka edhe një veprim të shkëlqyer, anti-inflamator, dhe anti-viral, – prandaj edhe u përdor me shumë sukses, gjatë pandemisë, në ato vende ku u mundësua, si ilaç kundra covidit). Një tjetër ilaç, që unë e kam përdorur me shumë sukses, në pacjentët e mi, është edhe Nitro-Dur (5 ose 10mg/24hr), patch, që vihet në pulpën e këmbës, dhe lihet aty, për 24 orë. (një efekt i pa dëshirueshëm, mund të jetë dhimbja e kokës, megjithatë, ja vlen ta provoni, dhe nëse bëhet e nevojshme, mund ta hiqni kur të doni.