Fitorja dramatike e Partizanit ndaj Tiranës, ja si ndryshon renditja e Superiores

50
Sigal

Partizani triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Tiranës, në derbin numër 200 në histori.

Një triumf dramatik i të kuqve që iu falë golave të Maget dhe Mensah, ndërkohë që golin e vetëm për Tiranën e shënoi Hasani.

Ky duel ishte i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores, teksa u shty për mbrëmjen e sotme.

Me këtë triumf Partizani u ngjit në vendin e dytë me 14 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërkohë që Tirana mban vendin e katërt me 13 pikë, dhe 1 pikë më pak se Partizani.

Vlen të theksohet fakti se renditja kryesohet nga Egnatia, ndërkohë që në vend të fundit ndodhet Kukësi me pikë të barabarta me Dinamon.