Dr Zekri Palushi: Cigaret elektronike, – Vaping, [veijping]

266
Sigal

Gjatë ditëve të qëndrimit tim në Tiranë, -krahas ç’malljes, dhe kënaqësisë që më dhanë takimet me njerëzit e mi, shokët, e miqtë e dashur, -sigurisht që mjerimi dhe situata politike aktuale e atjeshme, kontradiktonin thellësisht me gjendjen time shpirtërore.

Quditërisht, në atë mjerim, nuk ishte aspak e vështirë që të lexohej, -(sidomos në fytyrën e të rinjve), një kënaqësi që thithja, [vejping], e një cigare-elektronike, (e-cigarette), dhe  mbajtja e saj në duar me një elegancë të veçantë, u jepte.

Dukshëm, përveç kënaqësisë, ata shprehnin edhe një krenari, -sigurisht, për vendimin e marrë, për të ‘’braktisur’’ duhanin, -me një besim të plotë se cigaren-elektronike, -[veiping], do ta përdornin si një ‘varkë shpëtimi’ -deri kur të vijë një ditë që, sipas tyre, ‘’kurrë s’do ta pinin më duhanin’’!

Ndërsa ndjehem i pafuqishëm, për të ndihmuar në problemet e tjera ekzistuese, që kanë kaplluar vendin tim, -(shkaktar për largimin e mbi 700.000 shqiptarëve), – si mjek, unë s’mund të justifikohem, apo të injoroj përdorimin e cigares-elektronike, -si një problem, -jo më pak të rëndësishëm, që në një të afërme, jo shumë të largët, do të shkaktojë një krizë të pariparueshme shëndetësore, -një popullsi, në shumicën e saj invalide, me pasoja të thella ekonomiko-shoqërore.

Atëherë, le të kthehemi tek objektivi kryesorë, pra ‘cigaret elektronike’ (vaping), -dhe për t’ju sqaruar sa më mirë, në lidhje me ç’farë deri më tani, shkenca mjekësore di, -krahas studimeve të tjera, -po analizoj të dhënat më të reja, të nxjerra nga punimi shkencor me titull: Rishqyrtim i evidencës globale mbi pasojat e shkaktuara nga cigaret elektronike (‘’A review of the global evidence on the impact of e-cigarettes’’), -publikuar nga Universiteti Nacional  Australian, në muajin prill 2022.

Ky mbahet edhe si studimi shkencor më i plotë, i bërë deri tani, rreth problemeve shëndetësore, që lidhen me cigaren-elektronike.

Më poshtë do të përdorim vetëm fjalën vaping, me prononcim [vejping].

Pra, gjatë këtij studimi u gjet se vejping rrit shumë rrisqet për zhvillimin e problemeve të shumta shëndetësore, përfshi helmimet, adiktimin, dridhjet e tipit epileptic, djegie, dëmtime të mushkërive, mësimin e duhan-pirjes, (për ata që se kanë pirë më parë).

Mbi të gjitha, -ky studim gjeti se përbërësi kryesor në vejping, ishte NICOTINA, -një nga substancat me adiktive të njohura deri tani.

Krahas nikotinës, shkencëtarët gjetën evidencë të një grupi kimikatesh të quajtur polycyclic aromatic hydrocarbons (PAHs), që njihen si shkaktarë të lidhur me kanceret e mushkërive, vezikës urinare dhe aparatit gastro-intestinal.
Po kështu, në 61 mostra lëngjesh- vejping (prej 65 mostrave gjithsej), -punonjësit shkencor të Curtin University gjetën në një nivel, rrezikshëm të lartë, edhe benzaldehyde, një irritant pulmonar, që i shtohet lëngut-vejping, për t’i dhënë atij shijen e bajames. Kjo substacë dëmton systemin e vet-pastrimit, që mushkëritë tona e përdorin normalish për t’u pastruar nga patogjenët e ndryshëm.

U gjet se, 48 prej këtyre mostrave, përmbanin nivele të larta të  transcinnamaldehyde, -një substancë kimike, që i jep vejpingut , shijen e kanellës.
Efektet dëmtuese të kësaj substance janë aq shqetësuese sa TGA, (Therapeutic Goods Administration), në Australi e ka inkluduar në listën e substancave shijuese të ndalume.

Po kështu, në shumë prej lëngjeve-vejping, që reklamoheshin si panikotinë, ata gjetën përmbajtje nikotine, gjë që bie në kundërshtim me ligjin Australian, e njëherësh tregon për pandershmërinë e prodhuesve.

Në 30 mostra u gjet 2-chlorophenol, -një substancë kimike, që përdoret si përbërës në lëndët disinfektuese dhe pesticide. Kjo ishte një surprizë, dhe shqetësim i madh për kërkuesit shkencorë, se si një substancë kimike kaq e dëmshme, të gjëndej në lëngjet vejping, -kur dihet se kjo substancë do të kalojë në mushkëritë e njerëzve gjatë procesit-vejping!

Ndërsa, në 42, prej lëngjeve-mostra u gjet benzyl alcohol, që është një nga substancat kryesore që përdoret për zgjerimin e shijes se vejpingut. Kjo substancë, në disa raste u gjet në nivele shumë të larta, -por se ç’farë mund të shkaktojë në traktin respiratore, kur nxehet, nuk dihet akoma mirë.

Në 59 prej këtyre mostrave, u gjet ethyl vanillin, -një substancë kimike, që dukshëm përdoret për t’i dhënë vejpingut, shijen e vaniljes.

Vlen të theksohet edhe përmbajtja e substancës psychoactive THC, (TetraHydroCanabinol), që gjëndet në marijuana, dhe është përgjegjëse për shumicën e efekteve toksike, mendje-alternuese, -si dhe përmbajtja e acetatit të vitaminës E, -për të cilat ka evidencë konkluzive që mund të shkaktojnë dëmtime akute të mushkërive.

Vejpingët kanë gjithashtu një si mbështjellje/spirale metalike që duke u nxehur vetë, nxeh edhe lëngun. Kjo mbështjellje metalike përbëhet nga metale të rënda si chromium, nickel, dhe hekur, dhe me kalimin e kohës degradohet.

Po kështu, u gjet se qesja plastike që mban lëngun, me kalimin e kohës shkatërrohet, -pra, në të njëjtën kohë, ju thithni edhe grimca të vogla plastike, (microplastics), si dhe ç’farë tjetër prodhohet gjatë degradimit.

Një gjë tjetër, që ndoshta shumkush se din, është se, -e njëjta substancë shijuese kimike, prodhon efekte të ndryshme, në vartësi të rrugëmarrjes, nga goja, apo nëpërmjet inhalimit.
Pra, e njëjta substancë kimike, kur nxehet, (siç ndodh gjatë procesit të vajping), ndryshon strukturën kimike, dhe dihet se nxehja në temperaturë të ulta të këtyre substancave shijuese mund të jetë po aq e keqe, në mos edhe më e keqe, në prodhimin e rrezultateve të rrezikshëm.

Ky studim ve në dukje se, -përqindja e numrit të të rinjve që vejpingu është në rritje të shpejtë, – e kjo, pa dyshim, është duke shkaktuar me shpejtësi, edhe drogimin e gjeneratës së re.

Të rinjtë jo-duhanxhinj, që vejpin, janë rreth tri herë më në rrezik për t’u ba duhanxhi, në krahasim me ata që s’vejpin.

Në Australi, është ilegale për moshat nën 18 vjeçare, që të vejpin, -e po kështu, është ilegale edhe shitja e lëngjeve-vejpë që përmbajnë nikotinë, (me përjashtim të rasteve kur jepet me recetë nga doktorët, për të ndihmuar braktisjen/lënjen e duhanit).

Të dhënat tregojnë se në Australi, 2% e moshës 14 vjeçare, janë përdorues të rregullt të vejpit, ndërsa për moshat 18-24 vjeçare kjo shifër shkon tek 5%.

Më e keqja është se produktet me koncentrim të lartë të nikotinës, maskohen me shije frutash, dhe ëmbëlsirash të ndryshme, dhe me një paketim të bukur e tërheqës, i serviren rinisë, si të padëmshme, ‘’uji-avullues’’, por në fakt s’janë aspak kështu.

Autopsia e një të vdekuri në Queensland, (Australi), në muajn shkurt, tregoi se shkaku i vdekjes  kishte qenë një dëmtim i rëndë i mushkërive, shkaktuar nga vejping.

Po kështu, -vitin që shkoi, një vajzë 15 vjeçare në Sydney, përfundoi në reanimacion, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në mushkëri, po nga vejping.

Dëmtimet e mushkërive nga e-cigarette apo vejping, përmblidhen në termin EVALI, (Vaping Associatet Lung Injury), -përshkruar për herë të parë, në vitin 2019, -është një sëmundje akute, ose sub-akute e rrugëve të frymëmarrjes, që mund të jetë shumë e rëndë, dhe sigurisht, edhe jetë-kërcënuese). Shenjat më të shpeshta që shoqërojnë këtë gjendje mund të jenë, -vështirësi në frymëmarrje, kollë, dhimbje gjoksi, ndjenjë për të vjellur, të vjella, dhimbje stomaku, diare, temperaturë, ethe etj.

Ndoshta, për një grup të vogël njerëzish, -pra për ata që ‘’s’kanë ç’të humbasin më’’, -vejping mund të ketë një rol si nikotinë-zevendësuese, por për shumicën tjetër, është veçse një substancë helmuese, me efekt të gjatë, jetë-shkatërrues.

Pra, theksoj edhe njëherë se përdorimi i  vejpit, si mjet për të braktisur duhanin është thjesht një iluzion, -e po kështu, alternimi i vejpit, dhe pirjes së duhanit, si një strategji për braktisjen e duhanit, është një strategji, që në fillim e dështuar.

Fatkeqësisht, shumica prej njerëzve që vejpin, janë nën 19 vjeçar, -ata sigurisht që s’janë duke vejpin që të braktisin duhanin, por e shofin këtë proces si një ‘’aktivitet jashtëshkollor’’, dhe fashion/modë.

Një gja s’duhet harruar, dhe këtë e përforcon edhe strategjia covid-jane. Qeveritë pretendojnë se gjithçka që bëjnë, e bëjnë për shëndetin e popullit, dhe për të mirën e përbashkët, ndërkohë që prioriteti i tyre i vërtetë, -dukshëm, është i lidhur me përfitimet multi-trilionëshe të globalistëve, nga të cilët edhe varen, edhe urdhërohen.

Po kështu, të mos harrojmë se edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH), në vitet e hershme, e reklamonte duhanin si të padëmshëm. Të njëjtën taktikë, ajo ndoqi për vaksinat, duke i reklamuar ata si tepër të efektshme, dhe krejt të padëmshme.

Pra, ju lutem shumë, dhe me respekt, -merreni vehten në dorë, -dhe kurrë mos  besoni në një qeveri që do t’ju “nderojë’’ duke ligjëruar marijuanën, me qëllim që t’ju drogojë, dhe pastaj t’ju përdorë për nevojat e saj.

Mos ja besoni kërkujt shëndetin tuaj, – merrni guximin për ta përjashtuar vehten nga ky eksperiment social masiv, me qëllime tejet djallëzore.

Një qeveri që qëndron indiferente ndaj  një krize të shëndetit publik, në shpalosje të shpejtë, bash para syve të saj, flet shumë.

Për të mos u zgjatur, s’po flas për paisjen/aparatin e vejpit, që mund të jenë të para-mbushura, me një përmbajtje nikotine të fortë, – një-përdorimshme,- dhe që s’kanë nevojë për t’u ri-mbushur, apo për t’u çargjë. Ky lloj prodhimi është mjaft mashtrues, dhe tinzar, që u jep fëmijëve mundësinë për ta gjetur kollaj, dhe për ta përdorur kudo, dhe me lehtësi.

Shumë pak njerëz përdorin paisje që çargjen me USB. Sepse kur lëngu-vejp ekzistues mbarohet në këtë lloj-paisje, -sigurisht që duhet të blihet një tjetër, por kjo s’gjindet kollaj! Atëhere njerëzit e gjejnë më praktike përdorimin e paisjeve/aparateve një-përdoruese/disposable.

Po përfundoj duke ju treguar një sjellje teatrale, të bërë për të treguar se diçka po bëhet ndaj kësaj “epidemie’’ vejpingu. Për këtë, një nga prodhuesit e cigareve-elektronike, ‘JUUL Labs’, do të paguajë 440 milion dollar në Amerikë, për të pushuar një investigim 2 vjeçar, rreth marketimit të produkteve të saj, me përmbajtje të lartë nikotinë.
Vlen të theksohet se kjo kompani, vitin që shkoi, ka bërë një përfitim prej 1.9 miliard dollarësh, -pra kjo “gjobitje’’ përbën vetëm rreth 25% të këtij fitimi, -dhe kjo gjobë do të paguhet gjatë një periudhe 6-10 vjeçare! Pra, -një rrugë ligjore, që qeveritë përdorin, -si për të shpreh ‘’kujdesin’’ e tyre ndaj popullit,  ashtu dhe për përfitime, në favor të ‘’popullit’’!

Mos harroni se vejping është një industri multi-billion-dollarëshe, produktet e së cilës shiten nën pretekstin se ata ndihmojnë njerëzit për të braktisur duhanin?

A s’është ky një pretendim, sa qesharak, aq dhe paradoksal? Sidomos kur pretendohet të luftohet nikotina, me nikotinë!!!

I kujtoj rinisë se: ‘Kurioziteti ka mbytur macën’.